Pasi trupi i pajetë i nipit të tij është gjetur i vdekur në një parking të Prishtinës, ka reaguar përmes një postimi, Adem Grabovci

Pasi trupi i pajetë i nipit të tij është gjetur i vdekur në një parking të Prishtinës, ka reaguar përmes një postimi, Adem Grabovci

Pasi trupi i pajetë i nipit të tij është gjetur në një parking në lagjen Emshir të Prishtinës, ka reaguar përmes një postimi, Adem Grabovci ish kuadër i larë i UÇK-së dhe vëlla i dëshmorit. Dyshimet e para janë se ai është vetëvrarë, por Policia është duke hetuar rrethanat rreth vdekjes së tij. Adem Grabovci ka thënë se jeta e përballi me sfida të forta dhe ai kishte kaluar edhe burgun dhe rënien e vëllait të tij si dëshmor, por që sot ishte sfida më e rëndë.  “Të dashur Miq, Shokë e Dashamirë, Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën! As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë.  NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ….”, shkuan Adem Grabovci. “Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë. Bëmi të fala Dinës e Xhaferit,  e thuaju se, sot e kam lënduar shumë Ademin, thuhet në fund të postimit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …