Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ” Visar Krasniqi” shënon përvjetorin e punës edukativo-mësimor

Drejtoresha  për Arsim dhe Edukim e Komunës së Malishevës, Arbëreshë Krasniqi me bashkëpunëtorë, mori pjesë në shënimin e ditës së  Shkollës Fillore të Mesme të ulët ”Visar Krasniqi” në fshatin Drenoc. Në fjalën e rastit para nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve Krasniqi, ndër të tjera tha: ”Sot të dashur nxënës, mësimdhënës, prindër, shkolla juaj shënon përvjetorin e punës edukativo-mësimor dhe përvjetorin e  rënies së dëshmorit të kombit Visar Krasniqi, për çlirimin  dhe lirinë e trojeve shqiptare,  prandaj këtu takohen dhe bashkohen dy misione për ne, të punojmë shumë  me nxënësit tanë dhe të ngritëm cilësinë në mësim dhe të vlerësojmë e nderojmë misionin e dëshmorëve të kombit,çlirimin dhe lirinë e vendit tonë, sepse ata janë historia, udhërrëfimi ynë i sotshëm dhe i së nesërmes. Ne si qeveri komunale do të mbështesim dhe investojmë në shkollat tona me qëllimin që t’u krijojmë kushte sa më të mira nxënësve dhe mësimdhënësve tanë, pasi me rezultatet që po i arrijnë në nivele lokale , regjionale, kombëtare e ndërkombëtare janë për t’u vlerësuar, atëherë  urojmë që këto suksese të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, përfundoi Krasniqi. Për të arriturat e nxënësve , mësimdhënësve e kontributin e komunitetit shkollor foli drejtoresha e shkollës, ndërsa për më të dalluarit u ndanë mirënjohje, nxënësit shfaqën program të pasur kulturor- artistik. Në fund shkolla ” Visar Krasniqi”, u nderua me panon e mësonjëtores së parë shqipe nga Drejtoresha  për arsim dhe edukim, Arbëreshë Krasniqi.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …