Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Historiku i sportit gjatë viteve dhe politika në Kosovë

Në Botë ka shumë mendime të ndryshme lidhur me sportin dhe politikën. Shumë kush thotë se sporti dhe politika nuk shkojnë bashkë. Por edhe shumë kush thotë se politika dhe sporti janë të pandashme. Por një e vërtetë është, sporti është ambasadori më i mirë i një shteti. Kjo më së miri shihet në Kosovë, ku me  sportin  mund të mburremi dhe të krenohemi të gjithë. Sporti për momentin është ambasadori më i mirë i Kosovës në botë. Por për fat të keq me politikë gjërat qëndrojnë krejt ndryshe….

Në Kosovë sporti dhe politika filluan të frymojnë pas demonstratave të vitit 1968. Para kësaj periudhe kohore në Kosovë sporti për shqiptarët ishte vetëm emër kuptimi sepse dominonin serbët dhe  politika ishte e tëra anti shqipëtare. Shqiptarët në Kosovë dhe në viset tjera të ish Jugosllavisë ishin të shtypur në çdo pore të jetës. Por as poujt tjerë në ish Jugosllavi nuk ishin të kënaqur. E tërë ish-Jugosllavia ishte nën qizmën e Sërbisë, udhëhequr nga nacionalisti famë keq Rankoviq, të cilin  në Plenumin e Brioneve në vitin 1966, ish-Jugosllavia u detyrua ta rrëzojë nga skena politike. Me ç’rast serbia mori një goditje të rëndë politike.   Këtë rast, duket se  më së miri e shfrytëzoi  Kosova.

Më 1968 u organizuan demonstratat e para pas luftës se dytë Botërore. Në këto demonstrata morën pjesë intelektualë dhe rinia e tërë. Kërkesat ishin: Vetëvendosje, lirojeni Adem Demaçin , lirojini të burgosurit, duam Uniniversitetin, duam Flamurin etj. Pas këtyre demonstratave për herë të parë u pa një dritë në fund të tunelit të gjatë afër 30vite.

Tani Serbia ishte e pa aftë për t’i penguar të drejtat e Shqiptarëve dhe filloi të lëshojë pe. Fillimisht u lejua përdorimi i Flamurit Kombëtar KUQ E ZI,për tëcilin shumë atëdhetar dhanë atë më të shtrenjëten gjakun dhe jetën. Serbët në kosovë të pa knaqur filluan të shpërngulën për Serbi. Ku më së shumti përfituan sportistët,por edhe u hapen vende pune dhe  pak a shumë u zbutë ajo varfëri e tej skajshme.U nis  Rruga  pa Këthim drejtë Aspiratave Kombëtare.Popullit iu plotësua edhe një Dëshirë tepër e madhe dhe shumë e pritur Hapja e Universitetit, erdhi si Rreze Dielli në Mëngjesin e Kthjellët. I cili do të jetë Syri,Koka dhe Truri i Kombit.Ishte një gëzim i madh për Rininë dhe studentët Shqiptarë. Por pas hapjes së Universitetit u paraqitën edhe vështërsitë e para,mungesë  kuadrosh me tituj,por edhe kjo pengesë shumë shpejtë u tejkalua. Në ndihmë i del kush tjetër pos Nëna SHqipëri,e cila sjellë Profesorë me Tituj Shkencorë, Akademik Falas. Gjithëçka shkonte si është më së miri.Pra Demonstratat e v1968 ia hapën rrugën politikës. Bëheshin përgaditjet e fundit politike  para vitit 1974 ku do përcaktohej një rregullim i ri politikë  në ish Federatën Jugosllave. Dhe ajo ndodhi kur të gjitha Republikat i fituan atributet Shtetërore deri në Shkëputje. Kurse Sërbisë i dalin në ndihmë politikanët komunistë Jugosllavë të Kosovës dhe “shoku”Tito.

 

Disa projugosllavë u knaqën me statusin Krahinës Autonome, me Kushtetutë në kuadër të Sërbisë

U knaqën me statusin Krahinës Autonome, me Kushtetutë në kuadër të Sërbisë dhe Jugosllavisë.Thëne troç Klasa politike komuniste e Kosovës dështoi tërësisht duke ia këthyer shpinën Popullit i cili e priste gjatë këtë rast historik. Për fat të keq kësaj radhe shumica Shqipëtar  bënë gabimin më të madhë që nga pas lufta e dytë Botërore. Rast i Mirë, ishte moment të fitohej statusi i Republikës sepse Sërbia në atë kohë ishte politikisht e gjunjëzuar. Madje kishte politikan, që thonin, nuk mund të mbijetojmë pa serbinë. Vërtetë një Idiotizëm politikë i paskrupullt. Dhe i vetmi që Kundërshtoi ishte  simboli i Kombit Shqiptar Adem  Dmaçi, ku dënohët me 15 vite burg të rëndë.

Emrat e atyre poltikanëve nuk ia vlen të përmenden,dihën. Pas këtij dështimi politikë ,Populli i Kosovës i mori kompetencat në duart e veta. E hapi një udhë të Re Hekuri, Hekurudhë  me Dy Binarë: ku në njërin Binar vendosi Universtetin me Studentët dhe mbarë Rininë. Kurse në Binarin tjetër vendosi  kalitjen fizike Sportin .Ndërkaq vehten e ngarkoi të Bëhët Lokomotivë me shumë vagonë,në vagonin e parë La Ekonominë, ndërkaq në vagonin e fundit i la ata njerëz çë i kishin humbur shqisat dhe ushqeheshin me anë të nuhaturit çka u ipte komunizmi Jugosllavë dhe “bashkim vllazrimi”. Kurse Populli  Poltikanët i la jashtë Trenit. Politikanët humbën edhe trenin e fundit, ku mbetën të vetmuar: delja që ik nga kopeja e hanë Ujku.

Treni i Popullit u nis me  shpejtësi Rapide  thënë më mirë me Shpejtësi të Dritës.  Ata ishin Studentët të cilët si një lumë i pa shterrur  vërshuan Prishtinën, krijohej përshtypja se Prishtina u Ringjallë .U bë Qytet i të Rinjëve, mbusheshin rrugët me nxënës student dominonte Rinia. Pjesa e Prishtinës nga Spitali deri në qendër, u shëndërrua në Qytet Studentësh. Vërtet një kënaqësi ç’far ishte për lakmi. Universiteti për ç’do ditë ndryshonte për të mirë. Hapeshin Katedra të reja: u krijua Akademia e Shkencave dhe Arteve,u hap Instituti Albanologjikë,Biblioteka Kombëtare e Universitare, u ndërtuan Konvikte për Studntë etj. Dhe Suksesi nuk mungoi.Dolën shumë kuadro të të Gjitha profileve.Ku u bënë shtyllë e Ekonomisë së Kosovës. Ndihma më e madhe ishte kur kuadrot e Universitetit u inkuadruan në Kombinatin Trepça,dhe shumë shpejtë e shëndërruan në Gjigantin Ekonomikë të Kosovës. Ghithashtu nxhallën Termo Centralin Elektikë në Kastriot(ish Obiliq). Ekonomia e Kosovës hecte në këmbë të hëndosha.

Edhe Sporti në Kosovë e shfrytëzoi shansën e vetë, shumë sportistë serbë u shpërngulën për në Serbi

Ishte një mundësi e mirë që Shqiptarët ta zhvillojnë Sportin në Kosovë. Dhe këtë e bënë në mënyrën më të mirë të mundshme. Bënin gara në nivele të larta.  Por shçuheshin në sportet ekipore,sepse Shqipëtarët kur janë të bashkuar janë më të Fortë. Edhe Sportit në ndimë i del Universiteti i Kosovës i cili e formoi Klubin Basketbollistik për Femra me Emrin:KB Universiteti. Ishte ekipi i parë Kosovarë që hyri në ligën e parë.Ku me sukses  vazhdonte garat.Pastaj në Ligën e Parë gjithashtu startoi Boksi. Emëri ishte serbisht.Por këtu erdhi Shqipëtari i Parë një Drenicak me emrin Lah Nimani(i ndjerë) i cili me plotë kuptimin e fjalës bëri  Revulucion të Vërtetë në Boks,dhe do jetë një Legjendë e Boksit të Kosovës.Fillimisht erdhi ndihmës Traineri i një serbi i cili u shpërngulë .

Nga ky moment Lahu i përvjelë mëngët si Drenicakë i Vërtetë, ku nga emri serbishtë ia kthenë në Shqipë: Prishtina. Pastajë grumbullonë Boksierë Shqipëtarë, nga të gjitha anët. Dhe fillojnë sukseset e jashtë zakonshme. Duhët vequar suksesin e parë:në v’70ta në ish Jugosllavi shquhej një Boksier Serb nga Banja Lluka  Benesh i pamposhtur në Evropë ku u  bë edhe Kampion,të gjithë boksierët e Jugosllavisë ia kishin frigën.Por në ball i del Zemra Shqipëtare  Nazif Gashi i cili e rrafë bindshëm duke i shkatuar humbjen e parë. Kjo ishte më shumë se një fitore,Gëzim i pa përshkruar në Kosovë.Të rrafët një serb Kampion, por Lah Nimani dhe Nazif Gashi e patën Tronditur ish Jugosllavinë në atë kohë.Pastaj Boksierët e Prishtinës nisin rrugën e sukseve të reja.Duke u bërë kampion të shumëfishtë madje pa konkurencë në ish Jugosllavi. Kurse në mënyrë individuale Boksierët do të arrijnë deri në majat e larta me madalje në ,Ballkan, Evropë, Botë, Lojrat Olimpike etj. Por Futbolli në Kosovë nuk qëndronte mirë për Shqipëtarët,për shkakun se ngeli i vetmi pozicion ku politikanët i rrinin karshi Popullit.Në atë kohë bënin gara në ligën e Dytë:Prishtina dhe Trepça.Të cilat dominoheshin nga serbët,çë nuk donin ti shpiejn në Ligën e Parë. Në fillim të viteve ’70ta KF Prishtina dominohej i tëri nga serbët,mirëpo fillon edhe ardhja  futbollistve Shqipëtar, ishin ata nga Prizreni Historikë: Bujar Hatipi,Sami Ahmeti, Sokol Hadri,Celina etj. Ishte ky një Gëzim i madhë i dashamirëve të Futbollit Kosovarë. Suksesi u Pa në Horizont,ku e dërguan në kualifikime.Shqipëtarët e pritën këtë Rast me Gëzim të Madhë,por edhe me Ankth. Ku politika dhe faktori Serb e Tradhtojnë KF.Prishtina.Por,tifozët e futbollit iu këthyen atij të Boksit. Ku këtë dëshprim do ta Paguajnë shtrenjët boksierët serb .Boksierët Shqipëtar pa mëshirë ua godisnin kokat atyre Serb duke i përxhakur dhe plandosur për tokë me Nokaut Klasik. Pra Popullit as kush nuk mundë t’i shpëtoi pa u dënuar. Por edhe përkundër kësaj tradhtie futbolli në Kosovë vazhdoi punën, por me një përkushtim më të shtuar në kërkim të futbollistëve shqiptarë.

Se Universiteti i Kosovës ishte Binari kryesor i tërë Kosovës u dëshmua në vepër, kur kuadrot profesioniste të dalura nga Tempull i Dritës e morën Trepçën në duartë e veta, tani e kishte më të lehtë sepse në Mitrovicë tani veç kishin arritur kuadrot nga Drenica, Shala e Bajgorës dhe  disa llapjanë. E bënë Mitrovicën njërin ndër qytetet më të zhilluara në Kosovë.Të cilët i dolën në ndihmë KF Trepça. U pa se me KF Prishtina ishte vështirë të bëhej diç më tepër për shkak të Politikës destruktive dhe anti Shqiptare. KF Trepça hapin e parë të mirë bëri me Trainer Shqipëtar. Suksesi i parë u pa në Vitin 1977/78,kur Trepça e dominuar me futbollist Shqipëtar pa konkurencë në ligën e Dytë duke zënë vendin e Parë inkuadrohet si klubi i parë në Kosovë në Ligën e parë. Gëzim i pa pershkruar i të gjithë Shqipëtarëve.  Një ëndërr e shumë pritur u bë realitet,sepse Liga e Parë ishte në nivelë shumë të lartë Evropian. Mirëpo për fat të keq përsëri politika në skenë(aty ku hynë poltika,nuk mbinë as bari),  e largojnë trainerin shqipëtar dhe pasojat u ditën. Pas një viti garash me “ndihmën”e politikës ra nga liga e Parë në të Dytën.

Politikanëve  komunistë jugosllavë për fat të keq nuk lënin vrimë pa i futur hundët, sepse e kishin  humbur busollën e orientimit me Popull. Dhe të vetmin veprim e gjetën ta pengonin zhvillimin e futbollit. Mirëpo në fundë të viteve ’79/80 Treni i  Popullit e ngadalësoi pakëz shpejtësinë për ta kontrolluar Binarin e Sportit se ç’po ndodhë,vërejti udhëheqësitë e  futbollit ishin të dyshimët. Dukej e qartë se aty ngadalë në mënyrë të fshehur ishte futur nacionalizmi Serb.  Iu drejtua Binarit tjetër Studentëve të Universitetit të Kosovës për syçeltësi dhe Vixhilencë. Studentët pa një pa dy iu Rrëken me Seriozitetin më të lartë kësaj Këshille të Popullit. Dhe me një Sympreftësi largëpamëse vërejten se nacionalizmi Serb ngadalë po ringjallet pas një dekade  kur ishte Rrëzuar Rankoviçi. Nga ky moment situatën politike e marrin në dorë studentët të cilët ishin në kërkim të një Strategjie Veprimi.

Por nuk heshtën Studentët të cilët në Marsin e vitit 1981

Koha sa vinte nacionalizmi serb bëhej gjithnjë më i theksuar.  Mirëpo në vendë se t’ua prenin rrugën politikanët ata heshtën.   Por nuk heshtën Studentët të cilët në Marsin e vitit 1981 i organizojnë në mënyrë  Madhështore  Demonstratat masive Studentore. I Filluan nga mensa e Studentëve për të marshuar qytetit ku iu bashkuan edhe tërë Rinia. Pa i hyr në hak as kujtë se kush Printe,do veçuar Hydajet Hyseni, Bardhyl Mahmutaj, Jakup Krasniqi etj,me një fjalë të Gjithë Studentët. Dominonte Parulla: Republikë  Kushtetutë  Ja me Hatër  Ja me Luftë, Lirone Adem Demaçin etj. Ishin këto Demonstrata aq mirë të Organizuara sa që e bashkuan tërë Popullin Shqipëtarë. Dhe e tërë Bota Demokratike i Përkrahu ngrohtësisht,por natyrisht përkrahjen më të madhe e kishte nga Shqipëria. Dhe Mediet Botërore i kushtuan një Publicitet të Jashtëzakonshëm.  Demonstratat e vitit 1981 për Herë të parë e afirmojnë Kosovën në Botë.

Këtu duhët shkoqitur dy raste mjaft të veçanta: në Fshatin Besi në mes të magjistrales Prishtinë-Besianë (ish Podujevë) banorët dhe nxënesit e shkollës së mesme, në krye me Ruzhdi Hajdinin dhe shumë të tjerë i patën ç’armatosur disa Pizgauer me Policisë serb, ku këta policë nga paniku iknin si lepujt nëpër ara, e dogjën kamionin serb.  Dhe me ato armë shtinin në rafale të pa ndërprera.

Në Besi u dëgjuan krismat e Para të pas luftës së Dytë Botërore. Kurse rasti më Kulmor ishte ai kur në  Prekazin Heroik në Drenicë Tahir dhe Nebih Meha, pa mëshirë çëllonin me armë mbi policët serb,ku lanë të vdekur 4polic dhe plagosën shumë të tjerë. Diqka Heroike,ku vështirë është të shkruhët me fjalë. Serbia i tregoi dhëmbët e vetë si një shtrigë e vjetër i dënoi këto Demonstrata,por as faktori politikë i Kosovës nuk bëri hiq më mirë. Por edhe më skandaloze ishte kur i detyroi  edhe të tjerë ti dënojnë. Por në Universitetin e Kosovës Dr Rexhep Qosja dhe Dr Ali Hadri(i ndjer),hapur ishin dalur në përkrahje të Demonstratave. Policia serbe nuk paraqiste ndonjë problem,por ardhja e forcave ushtarake dhe mobilizimi i rezervistëve ushtarakë ishte shqetësuese. Afrimi te kufiri i Shqipërisë, Populli filloi të jetë më Vigjilentë.Mirëpo këtë punë Popullit të Kosovës ia Kreu me sukses

Shqipëria me në krye Enver Hoxhën,i cili nga Kongresi me atë fjalimin e famshëm seriozisht iu kërcënua Sërbisë dhe ish Jugosllavisë:  Largë duart nga Shqipëria,Në zjarr do ndizet e gjithë Jugosllavia .(dhe vërtet ashtu ndodhi). Ku nga ky kërcënim forcat ushtarake u tërhoqën,rezervistët u demobilizuan. Pas këtyre Demonstratave Populli doli Fitimtarë,sepse u ngritë Vetëdia në nivelin më të lartë,ia Lëkundi themelet ish Jugosllavisë,u bë Faktori i rëndësishëm në mbarë Botën Demokratike,e kishte Përkrahjen e Fuqishme të Shqipërisë.

Populli pa humbur kohë iu drejtua Ekonomisë. Hapin e parë dhe më të rendësishmin e bëri kur Kombinatin e Trepçës e mori Plotësisht në dorë. E që ishte bartësi kryesorë i Ekonomisë së Kosovës. Në atë kohë Trepça e kishte vendin e Parë në Evropë dhe të dytin në Botë për prodhimin e Plumbit dhe Zinkut.Por në Xehëroren e Trepçës nxirreshin edhe Metalet Fisnike, Ari dhe Argjendi.Në kudër të Trepçës ishin: Shkritorja në Zveçan, Fabrika e Pajimeve dhe Proceseve, Elektroliza e Zinkut, Fabrika e Akumulatorëve më e njohura në ish Jugosllavi dhe Evropë të gjitha këto në Mitrovicë. Në Vushtrri fabrika e Llamarinës, ajo të Bojrave dhe Llaqeve. Në Skenderaj fabrika e municionit. Në Pejë fabrika e Baterive. Në Prizren Filigrani etj.  Në Kosovë nuk kishte Qytetë dhe Qyteza që nuk kishte Fabrika . Kurse ç’do pëllëmb e tokës punohej nga Fshatarët Duar Art.I tërë prodhimi ishte vendor, krahaso me sot!. Ndërsa e vetmja pikë e dobët i mbetën mjetet e Informimit të cilat u futën nën censurë dhe vetëcensurë. Mirëpo edhe këtu ndikuan Studentët të cilët e botonin Gazetën e tyre Bota e Re,në të cilën pati influencë Pozitive Veprimtari i njohur dhe mikë i ngusht i Adem Demaçit  Zeqir Gërvalla të cilët me origjinë ishin të të njëjtit vendë nga LLapi. Populli informohej drejtë nga Radio Tirana,TVSH-ja dhe nga mediet Botërore të cilat e ndihmuan shumë Kosovën.

Radha i erdhi Sportit, ku cak ishte Futbolli dhe EHO-EHO

Radha i erdhi Sportit,ku cak ishte Futbolli. Në kryesin e KF Prishtina ngarkuan disa Shqiptarë, të cilët e dinin se klubi duhej të mbushët me Futbollistë Shqipëtarë. Por për të angazhur Trainer shqipëtar ishte vështirë të gjendej pasi nuk kishin pasë hapësirë veprimi. Lipsej nevoja që të sillët nga Jashtë Kosovës. Dhe mrekullia ndodhi kur u soll një Hungarezë nga Vojvodina Bella Pallfi (i ndjerë)mik i madh i Shqipëtarëve. Kur erdhi i pa ata futbolloist serb sejcili më skandaloz se tjetri e pyeti udhëheqësinë:  A janë këta futbollist apo barinjë kafshësh(çoban), udhëheqësia u stepën dhe u dorëzuan. Hapin tjetër kyç e bëri kur u përqëndru në futboolistët vendor të cilët luanin në Ligën e Kosovës, ku dominohej tërësisht nga Shqipëtarët. Të gjithë quditeshin me të. Por qudia më e madhe ishte kur shkoi në Besianë(ish Podujevë)për ta përcjellur KF LLAPI,disa mendonin se ky trainer është i luajtur në kokë.Bella Pallfi e Bëri një gjestë të pa Besueshëm e mori nga KF LLAPI  FADIL VOKRRIN.

Llapjanët konsideroheshin: fshatarë, agresivë, arrogantë  e lloj lloj etiketimesh tjera. Mirëpo pas Demonstratave të  81ës  llapjanët kishin dominuar masovikisht ishte zbutur ai nënçmim. Mirëpo kjo nuk i interesonte Trajnerit,e merr Fadil Vokrrin fillimisht si lojtar rezervë. Vjen ndeshja e parë ku Prishtina luante  me ekipin e Serbisë  nga  Uzhica. Në pjesën e parë Prishtina humbiste 1-0.Dhe diku kah mesi i pjesës së Dytë, Bella Pallfi e fut në Lojë Fadil Vokrrin i cili për 10minuta të fundit e përmbysë humbjen në fitore duke Shënuar 2gola Shpërtheu Stadiumi ku u Shëndërrua në Hero të Futbollit. Mundi i trainerit u shpagua.Nga ky moment fillon një Ëndërr të bëhët Realitet, s’do mundë më kush ta ndali.Rrugëtimi i Fadil Vokrrit nisi me sukses të plotë,ku duhej që të kapej vendi i parë në Ligën e Dytë. Dhe Gara filloi me mjaftë Sukses. Mirëpo kah mesi i kampionatit ishte: Ball për Ballë me Teteksin e Tetovës i mbushur me Serbo-Maqedon. Vjen Pranëvera e shqipëtarëve,ku duhej të zhvillohej ndeshja e vitit.

Të  jeshë apo të mos Jeshë, kjo ishte Pyetja.Të gjithë në ankth ishte normale,sepse droja pikërisht para bjë dekade tradhëtia e mundi Prishtinën. Ndeshjet zhvilloheshin të Dielave,por të Premten Futbollistët e Prishtinës e zhvilluan një kontakt meTifozët e Prishtinës të cilët ishin të gatshëm tu përgjixhen ç’do pyetje. Një Tifoz e Pyet Kolosin Prishtinës LLapjanin e pa kalueshëm në Mbrojtje FAVZI RAMËN(i ndjerë): Je i lënduar në këmbë a do të luash të dielën?   Fafzi Rama iu përgjigj:    NËSE  KA NEVOJË DO LUAJ EDHE PA KËMBË. Disa tifoz filluan të çajnë, kurse Fadil Vokrri ishte si gjithnjë Modest sikur fliste me zemër,u thanë tifozëve në mënyrë të prerë: DO FITOJMË. Dhe erdhi Dita e Diel 10Vite e pritur. Ankthi sa vinte shtohej,por një dush i ftohët erdhi nga qielli i hapur “plakat filluan të shkunden”filloi reshje dëbore ku për një kohë të shkurtër e  tërë fusha e Gjelbërtë u bë e Bardhë. Ndeshja u vu në pikë pyetje.Por ndodhi një Veçanti e pa parë në botë, vetëm shqiptarët e bëjnë Këtë:  Shumë Tifozë u futën në Fushë dhe e Larguan Dëborën. Për 1fije floku fusha u rregullua. Dhe ndeshja filloi  ku Prishtina e fitoi Këtë Luftë vendimtare.

Kontribuan të ghithë lojtarët, por duhët vequar ata llapjanë: Fadil Vokrrin në sulm i cili shënoi gol dhe në Mbrojtje, Favzi Ramën i cili edhe shënoi Gol Atraktiv  që  do ishte në gjendje të luante  edhe pa këmbë. Erdhi momenti më Kulmor i Historisë së Futbollit,starti në Ligën e Parë. Prapë droja e madhe se si do vetën punët,fillimi ç’do herë është i vështirë.Vinte ekipi Kampion në fuqi Partizani i Beogradit,Stadiumi 5orë para fillimit u mbushë i tëri Dyzetmijë Spektatorë e kriuan një Atmosferë që rrallë shihej nëpër Stadiumet Evropiane. Defilonin në fushë.Përpara Prishtinë:Tifozët nga Ohri, Struga, Gostivari,Tetova,Shkupi,Kumanova,  Presheva, Bujanoci, Mali i Zi dhe Cep më Cep Kosovës. Erdhi koha në fushë të parët dolën futbollistët Mysafir një aplaudim i lehtë sportiv, fishkëllimat pastaj nuk ndaleshin.

Dhe Dalja  Futbollistëve Të Prishtinës Duartrokitjet e gjata Frenetike. Dhe ndeshja filloi, diku nge mesi i pjesë lojës së parë Beogradasit në epërsi ndaj Prishtnës.Heshtje në Stadium sikur u ndal Frymë marrja,sikur askush nuk ishte në Stadium.Por në mes të anës Lindore të Stadiumit ku ishin vendosur LLapjanët  me emrin Plisat u Ngritën në Këmbë dhe filluan të Brohorasin: Prishtina! Prishtina !Prishtina!…Sikur shkoi lartë në Qiell.Qielli e lëshoi një RRufe në fushën e Gjelbërt!.   Fadil Vokrri si rrufe në aksion,As  RRufePritësi i Benxhamin Franklinit nuk do ta Ndalte. Nisët drejtë Portës Kundërshtare i kalon lojtarët Sërb një nga një në stilin e vet dhe:   SHËNON GOL. Eksplodon Stadiumi nga ARMATA SHQIPËTARE prej 40 mijë spektatorësh me 80 mijë grushta të ngritur Lartë. Stadiumi u shëndërrua si Vullkani ETNA në Qendër të Prishtinës.Askush nuk mundë t’a Përshkruaj atë Gëzim.Futbollistët mysafir u hutuan dhe s’dinin se ku e kanë kokën. Prishtina e shfrytëzoi për mrekulli ku shënoi  edhe një gol për të fituar.  Prishtina Ngadhnjeu ndaj Beogradit. Nga ky moment Fadil Vokrri u bë Legjendë e gjallë e Futbollit mbarë Shqipëtar. Pas kësaj Fitoreje Historike Prishtina radhiste fitorët njërën pas tjetrës. Ku mposhteshin të gjitha Ekipet më të njohura në Serbi dhe ish Jugosllavi.

Duhet veçuar mbrojtjen,  e cila e bënë portën prishtinase një Kala. Në zonën e rrezikshme  e vunë Barrierën me Shenjën: STOP.Ku futbollistët Serbo-Jugosllavë nuk mundë të kalonin. Ata mund të hynin vetëm si vizitorë edhe atë pa top nën mbikçyrjen e Rreptë të Kalasë së Prizrenit: Skënder Shëngyli dhe Patrollës së Llapit Favzi Rama. Kurse Sulmi përbëhej: Nga Artileria të cilët e godisnin Kundërshtarin Drejtimesh të Ndryshme si: Nga Gryka e Rugovës Fadil Muriqi, nga Kalaja e Shkupit Mensur Nexhipi, për ta Bombarduar Portën e Kundërshtarit Gryka e LLapit Fadil Vokrri,dhe kundërshtari s’kishte shpëtim.Në Stadiumin e Prishtinës kishte vendë për poetë shkrimtar. Për Rexhisor Filmash të zhanrit aksion: Radhiteshin aksionet e futbollistëve të Prishtinës si në Skenat Filmike. Për Dramaturg:Loja dhe rezultati shpesh herë ishte Dramatikë . Muzika ishte ajo e veçantë ku Dirixhent Populli, Kori i përbërë prej 40mijë Zërash si Një,Buçiste Kënga në Kupë të Qiellit: BESA    BESË,  BESËN  TA KAMË DHËNË. PËR KOSOVË JETËN KEM ME DHËNË. EHO EHO EHO ( Aludim në Enver Hoxhën)  Ku kjo EHO EHO do të dëgjohët dhe në Beograd Prishtina e mund ekipin çetnik ” zvezden” 3-1 ekip ky ku s’dinte për humbje në stadium të vet. Itërë Beogradi u trondit!

Serbia e alarmuar nga ngjarjet në Kosovës ku mori Hov pas demonstratave të ’81ës dhe zhvillimit të saj si Sport, Ekonomi, dhe në të gjitha poret e Jetës. Nuhati se Kosova po shkëputet nga Serbia, u vu në kërkim të nacionalizmit. Ku mezi e gjet diku në v’84 e ai ishte S Millosheviç që do dali edhe më famëkeq se Rankoviqi .I cili do i vërsulet Kosovës dhe Jugosllavisë. Sulmin e parë në Kosovë e bëri në pikën më të dobët të Popullit politikanët, të cilët nuk patën nga t’ia mbanin iu kthyen Popullit. Sulmi i radhës i Millosheviçit ishte ndryshimi i Kushtetutës. Në këtë rast populli e vërejti se Millosheviçi nuk është  normal dhe e ngriti shkallën e gatishmërisë. Fillimisht i angazhoi politikanët. Por këtu duhët vequar anagzhimin e pashoq të Akademik Rexhep Qosjës i cili me tërë qënjen u vu në shërbim të Popullit.Arriti ti nxjerr jashtë kabineteve intelektualët.E Ngjalli Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës anë e këndë ish Jugosllavisë.Ku mahniti të xhithë me aftësit e ti,intelektuale. Dhe hapur e përkrahën Sllovenia, Kroacia, etj.Vetëm ata të Serbisë ishin kundër tij,por ky si gjithnjë qëndroi Ball Lartë.

Millosheviqi në Gazimestan për ta festuar humbjen e vitit 1389

 

Dhe Milosheviqi e nisi betejen me Kosovë, duke ardhur në Gazi Mestan për ta kremtuar humbjen. Ku mbajti fjalim nacionalist dhe kërcnues. Dhe u nis për ndërrimin e Kushtetutës.Populli i Kosovës përfundimisht e vërejti se situata ishte  Serioze dhe e Rrezikshme,u Mobilizua në Shkallën më të lartë të Gatishmërisë,për ta mbrojtur edhe atë lloj Kushtetute dhe Autonomie Dhe: POPULLi I DEL BALL PËR BALL, Millosheviqit i Thotë Qartë: ti je ti E UNË JAMË UNË. Se kjo Tokë ka Zot e ai është Populli SHQIPËTAR. Dha Alarmin fillimisht për mbrojtje të Kushtetuts.I tërë Populli Në Këmbë.  Të Bashkuar si kurr më parë në histori të Kosovës.Politika pak a shumë e mori vehten s’kishte si ndryshe,sepse e tërë Politika e Republikave tjera ishin kundër Millosheviçit. Edhe këta lëvizën nga vend numro,filluan të kundërshtojnë ndërrimin e Kushtetutës. Duhët cekur se edhe ish Kuvendi Federativë për disa vite e pengoi ndërrimin e Kushtetutës.Por politika hexhemoniste e Sërbisë iu vërsulë isnstitucionit më të lartë Federativë,ku mezi e arrin qëllimin diku në viti 1988,kur ky Kuvend Federativ e voton aktin më të turpshëm për Kosovën ndërrimin e Kushtetutës.Tani Serbia iu vërsul edhe më fuqishëm Kosovës.Populli edhe më i Fuqishëm.Koha sa vinte e Përshkallëzohej, por tashi në Kuvendin Krahinor të Kosovës.Ku delegatët me këmbëngulje hudhnin poshtë ç’do iniciativë të Serbisë.Fillon Ashpërsimi i Dy Kuvendëve Kosovës dhe Sërbisë. Ku thuaja mbledhja fundit ,Ruzhdi Bakalli thotë Qartë: Ashtu si kemi kërkuar bashkim me Jugosllavi Ashtu Mundë të Kërkojmë  BASHKIM ME SHQIPËRI. Kryetari i Kuvendit ishte Serb,ndërpren Mbledhjen, Mbyllet Kuvendi me forcë. Dhe Serbia ndërmerr rrugë të ashpër për këtë Iniciativë. I tërë populli në këmbë,afër 1milion njerëz marshojnë Prishtinën Demonstratat masive  Gjithë Popullore. E tërë Bota Demokratike me Shqetësim e Përcillte Situaten në Kosovë. Filluan Demonstratat e Përditshme Anë e Mbanë Kosovës.Si gjithë herë i Tërë LLapi në këmbë.Serbia e quante Llapin çerdhe e Nacionalizmit Shqipëtar. Serbia i tregoi dhëmbët e ujkut të egër,sjell forca të shumta ushtarko-policore,për ti shtypur dhunëshëm këto Demonstrata. Me të hyrë ushtria serbo-sllave në Llap fillon me vrasjen e një të riu n’der të shtëpisë,  fillon vrasja e demonstruesve Duarthatë në mbarë Kosovën, ku ishtyp me gjakë, dhe shpallë gjendje të jashtëzakonshme.Këtu përfundon Rezistenca e Popullit në mënyrë Paqësore. Dhe vie ai rasti më dhembshëm i asaj Kohe ndrrimi i Kushtetutës. Kjo ndodhi në fund të Marsit’89,u suprimua Autonomia.

Një Heshtje e Zymtë e Mbuloi Kosovën, fjalët humbën, e ardhmja e më tutjeshme nuk dihej. Edhe Qielli u Grysë.Por Qielli lëshoi Dy RReze Dielli në Bregun e Diellit të Prishtinës AFRIM ZHITINË DHE FAHRI FAZLIUN,të cilët i Shkrepen Shkëndiat e para,shenjat e një Rezistencë të Armatosur. E Tërë Evropa u Alarmua, ku Parlamenti Evropian në Strazburg e dënoi kët akt të Serbisë.  Evropa bënte hapa demokratikë ku si rrjedhojë edhe filloi Shpërbërja e Komunizmit të Bashkimit Sovjetik,ku shumë shpejtë u shpërbë edhe Pakti i Varshavës. Dhe filloi së funksionuari Sistemi shumë partiakë. Edhe në ish Jugosllavi u inicua rruga e pluralizmit Politikë. Dhe përsëri Serbia e pengonte, por kësaj radhe Republikat tjera Sllovenia e Kroacia veq e dhanë pëlqimin për Pluralizmin Politikë.Por edhe në Serbi filluan protestat për pluralizmin politikë, ku u lëshua pe. I erdhi Radha Kosovës për pluralizmin Politikë.Ku një Grup Intelektualësh në një Kafene të ish pallatit Boro-Ramizi u lindi  ideja ta krijojë një grupim politikë ku për kryetarë e propozojnë Ibrahim Rugovën.Më vonë këtë grupim e  emrojnë:Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK).E paraqesin kërkesën në ish Federatën Jugosllave. Pas një kohe jo të gjatë e pranjonë si Parti. Edhe Kosova i mbajti zgjedhjet e para plurale ku bindëshëm fitoi LDK, pastaj zgjedhet edhe Kryetari Ibrahim Rugova. I vetmi person që ishte kundër ka qenë Akademik Rexhep Qosja.Me të marrur mandatin si Kryetar Ibrahim Rugova Populli me gëzim e priti dhe ia dha Lokomotivën e Trenit të Popullit që e kishte marrë nga v’1974 kur dështuan Politikanët. Treni i Popullit ishte në gjendje të Rregulltë,dhe vetëm pritej nisja Drejtë Pavarësisë ashtu siq kishin Premtuar. Populli u shpërnda nëpër vagonë për të pushuar:

 Nga Rrahjet, plagosjet,gjakëderdhjet, burgosjet,vrasjet e çka jo tjetër.

Kurse kjo udhëheqësi shkon nëpër vagona ua lëshon perdet e Errëta dhe u thotë DURIM.  Politika hyri thellë edhe në Sport në Gjithë Jugosllavinë. Kosova kulminacionin e vetë e nisi dhe përfundoi  me Boksin. Boksierët e Prishtinës si të pa konkurencë në Ish Jugosllavi,me në Krye trainerin Lexhendar Lah Nimani shkuan në Podgoricë,  (ish Titograd) ta zhvilloonin meqin e radhës.Dueli filloi mirë,por në Kategorinë e Rëndë  boksonte Xhevdet Peci    ghyqtari Serb pa asnjë shkas e Diskualifikon vetëm se është Shqipëtar.Por ky Djalosh i Shalës së Bajgorës nuk mundi ta përballoi padrejtësinë. E GRUSHTON xhyqtarin Serb dhe deshi ta ngulfat në Fyt. Dhe këtu Përfundon per xhithmonë e Jetë spori i Kosovës në Ish Jugosllavi.Shaljani e bëri gjestin më të mirë.  Edhe në ish Jugosllavi politika Hyri në Sport ku në Stadiumin e Hajdukut të Splitit iu dha Flaka Flamurit ish Jugosllavë.

Dhe ish Jugosllavia vdiq.

Filloi epoka e Adem Jasharit, legjendarit të UÇK-së

Pas sprimimit të Autonomisë, Serbia mendoi se pushtoi Kosovën dhe iu vërsul tërë ish Jugosllavisë  gjithnjë sipas formulës  një nga një, as kush se kuptonte. Të Parët që i than JO Serbisë ishin: mësuesit, arsimtarët dhe profesorët shqiptarë.

Hapen Perdet e Errëta: ADEM JASHARI i sheh politikanët që ishin dalur në Stërnishtë. E Hap derën, ku me shpejtësi dalin Drenica dhe i tërë Populli i Kosovës.

Në Prekazin Heroik Adem Jashari bashk me Drenicakët dhe me trima anë e mbanë Kosovës.Vendosën ti ngjeshin Armët se me Shkjaun ska tjetër RRugë.Të Gjithë e përkrahën Adem Jashari së Bashku me Popullin Lindën: USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS. Prej Nga ADEM JASHARI zgjedhet Komandant Legjendar.

Shumë shpejtë u krijua edhe Shtabi i Pergjithshëm i UÇK-së  me në krye me veprimtarin e njohur të kauzës Shqipëtare që nga Demonstratat e ’81tës dhe i burgosur Politikë dhe më Meritori për krijimin e UÇK-ës, zëdhënësin e Shtabit, Jakup Krasniqi. Me t’u krijuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK  e  tërë Bota Demokratike e mirëpriti. Millosheviçi pa hamendje e çuajti organizatë Terroriste. Por edhe më të Vendosur Bota Demokratike e Hudhi Poshtë në Krye me SHBA-të dhe NATO.

Serbia shkaktonte gjakderdhje të tmerrshme në ish Republikat Jugosllave, Me ç’rast Ee    tërë BOTA u Bashkua Kundër Sërbisë.Ku Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pa asnë Votë Kundër i Dënojnë veprimet e Serbisë Ku i vëjnë Sanksione dhe Embargo Njërën pas Tjetrës: Sport, Naftë, ia ndaloi Fluturimet e Aeroplanëve jashtë Serbis. Serbia u Bllokua Tërësisht. Pra e Tërë Bota ishte kundër Serbisë. Me të përfunduar Lufta në Bosnjë,NATO dhe SHBA iu kërcnuan Qartë Serbisë se nuk do të lejojmë të përsëritet rasti i Bosnjës edhe në Kosovë. Dhe deri sa NATO pregaditej për një sulm të mundëshëm në Kosovë. Në Kosovë ndodhnin gjëra që nuk duhej të ndodhnin.Derisa UÇK e bënte Punën e vet Mirë.Nuk mundë të thuhet për Politikanët të cilët nga Vend Numëro tashi Hecin Prapa,kur Ibrahim Rugova arrin një marrëveshje për Arsim me Millosheviçin.Ku kjo marrëveshje ia Vështirësoi Bukur Sumë Planet NATOS.I vetmi që ishte kundër kush tjetër pos Simbolit të Kombit Adem Demaçi. Dhe përsëri ai Grupi i Llapit dhe pacifistët i vërsulën në mënyrat më të Vrazhda, por ky ishte aq i vendosur sa çë nuk merrej me ata. Pasi NATOs  pak iu vështërsuan punët, lipsej një strategji më e mirë dhe Këtë e Bëri UÇK kur  Emroi Simbolin GjithëKombëtarë ADEM DEMAÇIN si përfaqësus Politikë në Prishtinë.     

Dhe Punët shkonin si është më së miri, Informimi i UÇK-së shumë shpejtë depërtonte në Botë. KS I OKB ku ishin 5 Antarët e Përherëshëm, ku edhe Kina e Rusia nuk e përkrahnin më Serbinë. Vetëm faktori Kohë ishte se kur do të Intervenoi NATO në Kosovë. Por në Kosovë erdhi një propozim politikë që të shkohet në Rambuje për Rezolutën 1244. Pacifistët mezi pritnin,por edhe UÇK e pranoj këtë propozim dhe shkojnë në Rambuje.  I vetmi që ishte Kundër ishte përsëri Adem Demaçi,ku përsëri ai grupi i Llapit dhe pacifistët deshën ta gëlltisin për së gjalli tani u kyqën edhe gratë amvise analfabete,!por as krahu i luftës nuk e dëxhoi. Ata shkuan për Rambuje,Adem Demaçi jep dorëheqje. U nënshkrua Rezoluta, Serbia nuk e bëri. Është një temë e Hapur dhe me Maturi të Analizohët se kush ka Patur të Drejtë? Ata u këthyen nga Rambuje.  Dhe Serbia fillon të sjelli forca të Shumta Ushtarake.Dhe prap vërsulje e re ndaj Adem Dmaçit, tani edhe më keç duke thëne se ai i solli këto forca serbe. Por sipas shumë kujt forcat Serbe i solli nënshkrimi i Rambujesë e jo Adem Demaçi. Tashi dalin shumë pyetje: A u ngutën grupi i Rambujesë? po mos të shkohej në Rambuje? orcat serbe nuk do të vinin në atë masë? statuskuoja do të vazhdonte e që i konvenonte UÇK-sç? e tërë Bota ishte kundër Serbisë  e dëshmoi edhe KS i KB me embargo të një pasnjëshme.

 

NATO dhe UÇK-ja i bënin përgaditjet përfundimtare

Kush Kishte të Drejtë? NATO dhe UÇK-ja i bënin përgaditjet përfundimtare. Dhe erdhi momenti me ndihmën e UÇK-së dhe popullit NATO pas votimit në KS  të KB  e bombardoi Sërbinë dhe Malin e ZI. Për ta larguar Serbinë nga Kosova.

Pas Luftës i erdhi radha politikës, të cilët deri tani Vendnumëronin e në vend që të ecin me hapa të shpejtë për fat të keq ata këtë nuk e bënë edhe pse i patën të gjitha Mundësitë.

Por edhe sa kalonte kohe dhe shkonte drejt përshkallëzimit e përqarjes politike. Dhe duke e parë këtë përqarje as Simboli i Rezistencës nuk u kyç në këtë përqarje politike. U bënë dhumë gabime por gabimi më i madh është mungesa e kulturës së votimit. Pastaj edhe së fundmi përqarja politike e Krahut të Luftës,ku më së miri përfitoi ish komunisti Jugosllavë Isa Mustafa i cili LDK-ën e Ka mbushur me ish komunista Jugosllavë. Ku lirisht mundë të krahasohët  LDK-LKJ. Një shansë e mirë për nostalgjikët e LKJës që ta vizitojnë.

Më në fund edhe viti historik  sportit të Kosovës

Dhe kjo lodhje e Popullit më së miri u vërejtë me të arriturat sportive anë e kënd botës.Fillimisht ishte Rasti kur u franua Federata e Sportit për Lojrat Olimpike, ku Serbia as në sport nuk e lejonte Kosovën që të garoi. Por në sport i hasi sharra në gozhdë kur nuk mundi ta pengojë Kosovën për Lojrat Olimpike. Për fat të keq populli nuk diti të gëzohët, por edhe më keq ishte Kur rrugëtimi i legjendës së gjallë të Futbollit Shqipëtar FADIL VOKRRI i cili fillikat vetëm i doli për ballë Serbisë ku pas shumë përpjekëve arriti ta qojë Federatën e Fudbollit të Kosovës në UEFA. Arriti një Fitore Historike me votim për një fije floku. Dhe pas pakë ditësh edhe në FIFA por kësaj radhe Në mënyrë BINDËSE. Për fat të keq as këtë gëzim historikë populli nuk diti ta festojë.  Por këtë sast historikë e festuan politikanët të cilët si përherë të parët dolën me marrë “Kaçikun e Pulës” e populli nuk diti të gëzohët se ata hanë kaçika të ngordhur të Brazilit me afat të skaduar dhe atë kur është Festë Bajrami ose në Festa të Pashkëve dhe në KrishtëLindje.

Një Shqiponjë  Mali nga Alpet Shqipëtare të Pejës së Haxhi Zekës, Majlinda Kelmendi i Tregoi Botës Se Kush është E PARA.  Me trajnerin më të mirë në Botë Driton Kuka.

Një Selam Driton Kukës: Mbaje Vajzën sa më largë politikanëve dhe mjeteve të Informimt. Majlinda Kelmendi  Koncentrohu se i Përfaqëson mbi 10 milion shqipëtar në mbarë botën. Jemi me ty. Sukses. Në këto çaste të vështira ku Populli po përballet me kafshatën e Gojës. Popullit po i përgaditet një binar i fortë ai i Sportit kurse duhet të përgaditet ai i rinisë dhe i studentëve, mezi po çëndron në Këmbë. Studentët e kanë një narrë të rëndë mbi supet e veta. Duhet Përfundimisht  t’i dalin Zot Popullit dhe Shtetit e ta krijojnë edhe atë Binarin e Dytë.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …