Vucic

Vuçiq: Nuk mund ta humbasë mbështetjen e Rusisë për Kosovën për shkak të agresionit në Ukrainë

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, në forumin “GLOBSEC 2022”, i cili po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë, ka thënë se nuk mund ta humbasë mbështetjen e Rusisë për Kosovën, duke i vendosur asaj sanksione për shkak të agresionit rus në Ukrainë.  Këtu ai e shtoi një gjë jo të zakonshme për Rusinë, duke thënë se Serbia nuk është aleate e Rusisë meqë e ka “dënuar politikisht dhe qartë” për atë që po ndodh në Ukrainë, por nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë. Vuçiq ka theksuar se duhet kuptuar situata politike, sepse Serbia gjithmonë ka pasur mbështetjen e Rusisë dhe Kinës për çështjen e Kosovës dhe nuk dëshiron ta humbasë atë lloj mbështetjeje. Ai shtoi se rreth 42 për qind e serbëve mendojnë se lufta në Ukrainë është e gabuar, por 76 për qind e tyre janë kundër sanksioneve kundër Rusisë, shkruajnë mediet në Serbi. “Politikisht, juridikisht, ne po sillemi parimisht, sepse Serbia është gjithmonë në anën e integritetit territorial të Ukrainës, por unë përsëri pyes pse sot të gjithë ata që janë me zë të lartë në ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës nuk e bënë këtë në vitin 1999?”, tha Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme

Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …