leoni

Taulant Balla

Taulant Balla përsërit se PS-ja nuk do të votojë apo miratojë asnjë shkresë të firmosur nga Sali Berisha

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla  ripërsëriti sërish sot se PS nuk do të votojë apo miratojë asnjë shkresë të firmosur nga Sali Berisha. Në një prononcim për mediet, Balla iu referua kandidaturës për anëtarin e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Simon Miraka, propozuar nga Partia Demokratike. “Lidhur me debatin e krijuar për një prej kandidaturave për anëtar të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dua të sqaroj si më poshtë: Ne nuk kemi asgjë kundër zotit Miraka personalisht, por propozimi me 28 firma deputetësh ishte depozituar katran me bojë”, tha Balla. “Le të pastrohet propozimi nga boja e katranit dhe më pas të rivijë i pastër, sepse të kesh sot mbështetjen e Saliut është sot njësoj si të kishe dikur mbështetjen e Sigurimit të Shtetit, dy kategori antiamerikane me të njëjtin ves të keq kundër demokracisë”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …