Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori çmimin “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award” gjatë qëndrimit të tij, në Nju Jork Në një darkë zyrtare, presidentja e “Sesame Workshop”, Sherrie Westin, e ka vlerësuar Ramën për mikpritjen e qytetarëve afganë. Edi Rama ka thënë me këtë rast se është nder i madh marrja e këtij çmimi, megjithatë ai ka shtuar se “nuk arrin ende të bëjë paqe me faktin që ajo çka duhej të ishte rregulli është përjashtim”. “Më duhet t’ju them duke qenë se jemi këtu pas dyerve të mbyllura dhe nuk na dëgjon kurrkush se ajo çfarë ndjeva përballë kaq shumë hezitimi dhe kaq shumë refuzimesh që vinin nga vende mjaft më të pasura për t’iu hapur dyert afganëve ka vetëm një emër: Turp. Rama ka shpjeguar para të ftuarve se pse Shqipëria e ka marrë këtë vendim. Ai ka thënë se vendimi për mikpritjen e afganëve është bërë për nder të traditës shqiptare, të historisë si refugjatë dhe për fëmijët tanë. Shembulli më konkret i mikpritjes ishte artisja afgane Mansura, e cila në fjalimin e saj, ka falënderuar kryeministrin Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …