leoni

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në forumin “GLOBSEC 2022”, që po mbahet në Bratislavë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në forumin “GLOBSEC 2022”, që po mbahet në Bratislavë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës  dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në forumin “GLOBSEK 2022”, që po zhvillohet në Bratislavë. Ai ka njoftuar se është takuar me ministrin e Punëve të Jashtëm të Sllovakisë, Ivan Korcok, të cilit i ka kërkuar mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KE. “Një takim i shkurtër me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korkok. Si nënkryetar i Kuvendit të Kosovë, nga opozita, kërkova mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kosova është vendi më demokratik në Ballkan dhe i përket Këshillit të Evropës”, ka shkruar Hoxhaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …