Me qëllim të njoftimit reciprok, krijimit të linjave të komunikimit mes tyre e ndërlidhjen dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, Oda e Afarizmit të Kosovës u takua me Odën Ekonomike të Malit të Zi, në Podgoricë. Me këtë rast, Kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi, falënderoi për pritjen dhe uroi znj. Nina Drakić për përzgjedhjen e saj si Presidente e Odës Ekonomike të Malit të Zi, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim të ngushtë mes të të dy odave në fushat me interes reciprok. Në kuadër të këtij takimi njoftues, palët u dakorduan për organizime e aktivitete të përbashkëta me qëllim të ndërlidhjes së bashkëpunimit mes bizneseve që të dy odat përfaqësojnë, si dhe implementimin e ideve dhe projekteve konkrete në këtë drejtim në mënyrë që të kemi një bashkëpunim më të madh me vendet në rajon. Presidentja Drakić falënderoi Kryetarin Krasniqi dhe përfaqësuesit e OAK-së për vizitën, dhe uroi që ky takim të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimit të ngushtë mes të të dy odave.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së …