Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar sot Koordinatorin e Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë. Në krye të këtij departamenti do të jetë Naim Ismajli. Ai është inxhinier i diplomuar i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, dhe ka përfunduar studimet master dhe të doktoratës për Menaxhment dhe Informatikë. Përveç si kryetar i Komunës së Shtimes, ai ka shërbyer si Drejtor i Kooperativës Bujqësore, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ambient dhe kryeshef ekzekutiv në Kuvendin Komunal në Shtime. Për më shumë se dy dekada, Ismajli ka qenë i angazhuar edhe në mësimdhënie, prej të cilave më shumë se 10 vjet si ligjërues universitar i lëndëve nga fusha e menaxhmentit, marketingut dhe lidershipit.