Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë bojkoton të gjitha aktivitetet gjatë pushimeve verore që organizon Ministria e Diasporës

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë bojkoton të gjitha aktivitetet gjatë pushimeve verore që organizon Ministria e Diasporës

Ditë më parë Ministria e Diasporës shpalli “tenderin” për ndarjen e subvencioneve. Bazuar në  këtë shpallje, edhe asociacioni ynë, Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, konkurroi me dy Projekte, sipas porosisë e udhëzimeve të Sekretarit të kësaj Ministrie Z. Osman Shahini dhe Drejtorit Z. Avdyl Lipoveci, në zyren e Sekretarit (tetor 2015, që i kishin sugjeruar Kryetarit të LKSHM, H. Qyqalla gjatë Takimit). Meqë shoqata jonë është regjistruar pranë Gjykatës Administrative për regjistrimin e shoqatave në Koblenz,  si: Verein Albanischer Kuenstler in der Migration e.V. (Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë), Amtsgericht Koblenz; nr. 21351; Adresa: Braunsbergweg 41; 56656 Brohl-Luetzing dhe llogari bankare: Verein Albanischer Kuenstler in der Migration e.V., Kreissparkasse Ahrweiler, IBAN: DE72 5775 1310 1000 3695 51; BIC (SWIFT-CODE):MALADE51AHR. Duke respektuar afatin dhe bazuar në udhëzimet e kërkesat e kësaj Ministrie, i dërguam dy Projekte, tashmë tradicionale: “Pavarësia poetike” që mbahet prej vitit 2008 në Koblenz të Gjermanisë dhe “28 Nëntori” që mbahet nëpër qytet të Europës në formë rotative, gjersa Takimet tradicionale “Promenadë mërgimtare”, mbahen gjatë pushimeve verore dhe i organizon vet Ministria e Diasporës, natyrisht në koordinim me Këshillin Organizativ, të caktuar nga LKSHM. Shi për këtë, nuk kishim ndonjë hezitim, edhe të kërkojmë këshilla e sugjerime në frymën e intensifikimit të bashkërendimit e mbarëvajtjes mes dy institucioneve në fjalë. Fundja, që nga themelimi i asociacionit tonë (23 e 24 nëntorë 2013), kishim një traditë të mirëkoordinimit me Ministrinë e Diasporës dhe përsonalisht ish Ministrin Makolli, i cili edhe mori iniciativën e futjes së të gjitha shoqatave e lidhjeve simotra nën një ombrellë. Kjo, nismë u realizua me shumë sukses, ku ishin delegatë nga gjithë bota mërgimtare shqiptare, që nga Europa e deri në Amerikën e largët, Zelandën e Re, Kanadanë,…etj! Padyshim, veç vet Ministrit Makolli, të pranishëm ishin edhe Përsonalitete të shquara, jo vetëm në fushën e letrave shqipe por edhe më gjërë, si Adem Demaçi, Flora Brovina, Zejnepe Alili-Rexhepi,…etj. Ishim asociacioni i parë, që u identifikuam si forma më emblematike e unifikimit mes subjekteve me profilizime të njejta. Ky model i riorganizimit reflektoi pozitivitet në botën mërgimtare, mbase fill pas nesh u formua edhe Unioni i Bizneseve, i Klubeve sportive etj…! Çdo gjë kishte rënë në binarë të mbarëvajtjes, deri sa erdhi struktura e re në krye të Ministrisë së Diasporës, edhe pse ishim shumë optimist, mbase vinin nga një subjekt politik që thirrej “Lëvizja për bashkim”, e logoja jonë ishte analoge me idealet e Partisë në fjalë: “Ne krijuesit bëmë bashkimin, politikës i mbetet të bëjë punën e vet”!  Për fat të keq pasoi zhgënjimi!!! Filluan nënçmimet, injorimet, devalorizimet e bashkëpunimit mes Lidhjes tonë dhe Ministrisë së Diasporës. Megjithatë, përveç ndonjë fërkimi reciprok që kishim, shpresonim se sa të konsolidohen në “kolltuqe” do aktivizojnë edhe pikpamjet dhe orijentohen drejt botës së moderuar të artit e kulturës. Prap, nuk lëvizë gjë!!! Përkundrazi, vrazhdësia, trillimet e gënjeshtrat më perfide i qepen Lidhjes tonë, veçanrisht bazuar nga shkresa  që morëm (kohë më parë) nga  Drejtorit Avdyl Lipoveci (!!!), i cili është vetëm një vazal i Sekretarit Shahini dhe Ministrit Murati…! Nuk do reagonim fare, sikur mos të na provokonte titulli bombastik i Valon Muratit, kur deklaron: ” http://botasot.info/diaspora/545876/nje-nder-projektet-e-ministrise-se-diaspores-eshte-ruajta-e-identitetit-dhe-kultures-kombetare/  “!!! Megjithatë le të mbetet në ndërgjegjien e tyre. Përmes këtij reagimi, ne duam t’i njoftojmë strukturat më të larta të shtetit, pasi do kërkojmë edhe Takime zyrtare gjatë pushimeve verore, nisë nga Kryetari, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit, për qëndrimin destruktiv e injorues të kësaj Ministrie ndaj Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë. Asnjëra nga dy Projektet tona nuk përfshihen në Subvencionet e ndara nga Ministria e Diasporës!? Atëherë shtrohet pyetja: Për çfarë është kjo M. D. apo është “privatizuar” tash më!? Në shenjë revolte Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, merrë këtë vendim: bojkotohen të gjitha aktivitetet gjatë pushimeve verore që organizon Ministria e Diasporës në  vendlindje.

Reagimin e mbyllim me një thënje  të Winston Churchill-it : “ Sukses do të thotë të shkosh nga dështimi në deshtim pa e humbur entuziazmin.  Suksesi nuk është final, dështimi nuk është fatal: trimëria për të vazhduar është gjithçka. Perandoritë e së ardhmes jane peranadoritë e mendjes.”

Nëse nuk reagon  Qeveria, përkatsisht Kryeministri dhe të kërkojë përgjegjësi ndaj akterëve akrobatë, drejtues  politik të  Ministrisë së Diasporës, atëherë do t’i drejtohemi edhe  Kryetarit të Shteti e Kryparlamentarit. Ndryshe, Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë do të dali me qëndrime të reja, gjithnjë karshi rrjedhave dhe qasjes institucionale që i bëhet asociacionit tonë.

Koblenz, 15.05.2016  

Për Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë

Hasan Qyqalla, Kryetar

Fran Tanushi, Sekretar

Mentor Thaqi, Sekr.  administrat e financa

Shaip Beqiri, Nënkryetar dhe Kryetar për Zvicër

Anton Marku, Nënkryetar dhe Kryetar për  Austri

Hysen Ibrahimi, Nënkryetar dhe Kryetar për Suedi

Pal Sokoli, Nënkryetar dhe Kryetar për Gjermani

Imri Trena, Nënkryetar dhe Kryetar për Norvegji

Tonin Nikolli, Nënkryetar dhe Kryetar për Itali

Sadie Kryeziu-Bejtullahu,  koordinatore për Angli

Arqile Gjata, koordinator për Greqi.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …