Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: 31 maji i vitit 1999 shënoi betejën më të vështirë dhe më të lavdishmen e asaj kohe, në Zonën Oprative të Pashtrikut

Beteja në Pashtrik pikërisht në Gorozhup!

Data 31 maj 1999 është datë e veçante!

Kjo ditë na kujton betejën ma të vështir dhe ma te lavdishmen!

Dita -D-

Në ketë ditë sulmojnë forcat armike të brigadës së Jugut që e quanin armiqtë! Kjo brigadë armike me vend qëndrimin e saj në Prizren! Deri sa nga data 24 maj forcat tona te UÇK-s të strukturuar në tre nisi me operacione te ndara në teren me qëllimin e përbashkët te sulmohet dhe te shkatërrohen forcat e armikut!

Ky operacion lufte ishte menduar gjatë!

Emërtimi i këtij operacioni luftarak u emërua – OPERACIONI SHIGJETA- një emetim në miniaturë, në forcë e teknik lufte dhe në përmasa jo aq sa ka qen -OPERACIONI SHPERTHIMI-!ky i fundit ishte planifikuar nga strateget e Ushtrisë Shqiptare me 1983!

Ndërsa Operacioni Shigjeta i planifikuar nga Bislim Zyrapi, Rifat Sylejmani, Musë Jashari, Fatmir Lima, Nexhmedin Kastrati, te ndihmuar nga Eproret e Shqipërisë Gjenerali Kudusi Lame, Spiro Butka, Maliq Doqi (komandant Luma) e shumë te tjerë qe i ushtruan dhe i përgatiten luftëtarët në Krumë, Kukës, Papaj, Tropjë e poligone te tjera që nga Burreli e gjetiu!

Ky operacion me emërtimet e nisive te ndara te quajtura TF. E sipas disave shpjegohej të Fekenit, një bazë ku ushtronin dhe qëndronin te përgatitur, regrutët për luftën!

Ndërsa për te huajt; TF do te kuptohej Taks Forca (forca emergjente) Kurse për Farkistat kjo TF do te thoshin -Trupat e Farkut-! E për ne UÇK- në Kosovë me rëndësi te fillonte ky operacion sulmi me vullnetaret e te gjitha aneve te ardhur e grumbulluar rreth kufirit! Këtu bënte pjesë edhe batalioni i Atlantikut nga Amerika! Kjo do te kishte ndikim ndërkombëtar se pse qfarë shihej luftë për territore! Njëkohësisht Nato-s ja lehtësonte mos hyrjen me forca tokësorë! Armiqve i futej frika dhe paniku do te fillonin dezertimet në radhët e tyre! Për ne luftëtarët ishte shpresë se po lidhemi me territor me Shqipërinë në kohen kur na u kishin shteruar rezervat! De fakto e de jure operacion luftarak sulmues me çlirim territorial me ndryshim kufiri! Për herë te par ju thyer sovraniteti territorial i ish- Jugosllavisë! Edhe pse në Kosovë UÇK-ja kishte disa vende te përhershme te mbrojtura, pa e ulur Flamurin gjatë tan luftës dy vjeçare si Kleqka, Budakova dhe Zatriqi e tjera!

Struktura e Operacionit Shigjeta Në TF-0. TF1. TF2. TF3. TF4. dhe batalioni i Atlantikut!

Ky Operacion shtrihej nga Koshare deri në lumin Drin duke kaluar përmes kurorës së Pashtrikut! Te gjitha TF-t perbajn drejtimin Operativ – II- Komandant i drejtimi Operativ dy ishte Nexhmedin Kastrati! Ndërsa komandantet ne këto drejtime taktike me nisi drejtuese ishin ; Hysni Syla, Bilall Syla, Orhan Rexhepi. Fadil Zejnullahu, Fazli Berisha e tjerë! E veçanta në ketë Operacion ishte Brigada 28 që në bazë të radhitjes numerike te brigadave të ZOP kësaj brigade i  vihet numri 128! Kësaj Brigade caktohet drejtimi taktik 3 ! Brigada kishte gjenezën nga vitet e ma parshme ishte brigadë në miniaturë!

Pasi që interesi i UÇK-s ishte ta ruanim si njësi te vogël operimi i se cilës do te ishte ma i letë! Kryesisht detyra e kësaj ishte ruajtja e vijës së kalimit për Shqipëri, dhe anasjelltas si që e quanim vija e Ruzhdi Saramatit! Ruzhdiut ju dha urdhër ta kompletoj e mobilizoi brigadën që te futej në Kosovë!

Që në fillim te prillit 1999! Kjo Brigadë ka qen e planifikuar te hyj nga Shishtaveci i Shqipërisë drejt Restelices drejt Dragashit! Mirëpo kjo u vonuar me qellim te hy bashke me -Operacionin Shigjeta-që ishte paraparë me 11 prill te fillonte sulmin në kufirin Shqiptaro Shqiptar!

Prandaj pyes për se u shtyrë ky sulm deri me 24 maj??? Kështu edhe ndodhi me 24 maj filloi sulmi! Operacioni taktiko strategjik me Tf3 dhe Brigadën 128 u caktuar nga vendi i quajtur -Livadhet e Pashtrikut deri te Lumi Drin! Kryesisht fronti sulmues u përqendruar në drejtim te Fshatit Gorozhup!

Këtë e nisi e komandonte komandanti i Brigadës 128 Ruzhdi Saramati, një komandant me përkushtim kombëtar qe kishte vepruar për qeshtjet e Atdheut nga 1975! Ky ish i burgosur politik nuk e kishte ndal veprimtarin deri te mobilizimi i luftes së UÇK-s! Ky Ruzhdiu ishte një nder akteret dhe këmbëngulës që çështja kombëtare te zgjidhet me luftë deri në bashkimin Kombëtar! Duke qen i pa menaxhueshem letë dhe ekstrem, i jepet edhe pozicioni ma i zorshëm i luftës drejtimi i Gorozhupit! Për ata qe donin fitoren mbi armikun ishte i qëlluar Ruzhdiu! Për kundërshtarët e brendshëm i pa dhimbshëm! Tregon Fakti se këtu për 18 ditë luftë bien 24 dëshmor, dhe me dhjetëra e qindra te plagosur! Vetëm me 31 maj bien 6 Dëshmor, prandaj kjo dit kujtohet si dita ma e vështir dita -D-! Me te drejt u caktuar ditë përkujtimore e Dëshmoreve të Epopesë së Gorozhupit!

Kur se të tjerët e mbajnë manifestimin përkujtimor me 26 maj, kjo nuk di q ’ka përfaqësojnë?! Ditën e Sulmit? Ditën e fitores??? a po çka? Nga brendia e Kosovës nga komanda e ZOP në Nishor te Therandës nisen njësitë elite nën Komandën e  Tahir Sinanit (Alfa 1) mbi 300 luftëtarte prirë nga Halil Qadraku (Fatosi) dhe Peka! Duke pas për qellim shpartallimin e armikut mes forcave tona dhe për te u lidhur me korridor tokësor me Shqipërinë! Ky marsh me 28 maj marsh luftarake kishte edhe një detyrë te vështir, me vete kishte 29 te plagosur 24 rënd, qellim për te i dërguar për shërim në Shqipëri! Nga vësh tersit dhe plagët e rënda dy te plagosurit vdesin gjate rrugës në Has nën përkujdesjen e bashkëluftëtareve, këta varrosen në rrethana te vështira! Një Skuadër e njësis Speciale nën komandën e Xhafer Gashit e në ketë rast te vetmuar vetëm tetë luftëtar në krye me Betim Halitjahen arrin deri në Gorozhup! Këta duke menduar se po bashkohen me forcat tona qe na mbanin me moral te rrem me radio lidhje se arritëm deri në lum si qe e thoshte q’ do ditë, ketë në radio Flamuri 1!

Por kjo skuadër u ndesh në forcat Armike! Këta 8 luftëtar me një luftim te rrufeshëm i dëmtojnë armiqtë prapa shpine dhe mezi arrin te tërhiqen!Me 02 qershor me njoftuan vëzhguesit se një kolon me mira forca me dhjetëra tanksa,e dhjetëra kamion autoblinda e pizgauer dhe Auto Ambulanca, po shkonin drejt Gorozhupit! Menjëher i lajmërova me telefon satelitor, njësinë e kontrollit ajror te NATO-s me vend qëndrim mbi Puk te Shqiprisë!Ju dhashë koordinatat dhe mora konfirmimin se për 25 minuta do te goditen nga ajri forcat okupatore! Kështu qe pas 27 minutave u godit dy herë Kolona nga i njëjti Avion i Natos, në sulem dhe në Kthim, në kthim pas katër minutave! Shkatërroi dhe dëmtoj aq rëndë makinerinë dhe forcat armike sa qe nuk ishin të afta te përparonin mezi i kanë tërheq te plagosurit dhe jo komplet, disa kanë mbet e disave edhe pjesët e gjymtyrë te trupit! Luftën e vazhdoi brigada Sulmuese 128 nën komandën e komandantit trim e të pa mëshirshëm, për armikun,  Ruzhdi Saramati!

Këtij komandanti i vinë dhe i bashkohen edhe shumë nga njësit tjera te këtij operacioni qe ishin shkëputur nga komandantet e vet! Deri në çlirim luftuan rrufeshëm pa u ndal! Pas lufte kjo Brigadë vendoset me urdhër te Zonës së dytë te TMK-s në Dragash gjithnjëë nën komandën e Kolonel Ruzhdi Saramatit! Ruzhdiu duke qenë besnik i Dëshmoreve dhe bashkëluftëtarët e tyre, bërën q ‘mos me gjet përkrahje dhe fonde me i përkujtuar me Lapidar Dëshmorët! Kryesisht ketë përkrahje ja dha komuna e Prizrenit me Kryetarin Ramadan Muja! Këta përcaktuan dhe ndërtuan një Lapidar madhështor me 37 Dëshmorë!

Lapidari u ngrit në Rrafshnaltën në mes Gorozhupit e të Poges! Aty shndrit ky simbol i krenarisë, që pasqyron lavdin e betejës e te Epopesë së Gorozhupit! Simbolizon bashkimin e dy aneve te Atdheut ton! Kjo krenari ky përkushtim kjo histori, kjo lavdi, dikujt po i pengon e si duket ma se shumti atyre qe donin ta kishin ketë rezultat e lavdi te tyren! Kështu dhe kishin pas menduar se me TF- Trupat e Farkut te hyn si Triumfues, çlirimtarë në Kosovë bashkë me KFOR-in! Por kjo ju dështoi sepse komandantet e këtyre nisive nuk ishin lojal te Farkut, pos Fazli Berishes kom i TF2!

Të tjerët ishin pro UÇK-s!

Kryesorja luftëtaret vullnetar ishin krenar dhe identifikoheshin me luftën çlirimtare te UÇK-s, kështu qe ideja për të u fut si triumfalisht e çlirimtaret e Kosovës, për ta mohuar luftën dy vjeçare te UÇK-s, ky qëllim ju dështoi! Këta kurrë nuk pushuan duke e luftuar vlerën dhe luftën e UÇK-s deri në ditët e sotme! Që nga ajo dit e çlirimit këta janë pozicionuar me përshtatje përkrah UNMIK ut, Eulexs-it dhe qe nga lufta grumbulluan prova te fabrikuara për UÇK-n! Duke i deponuar në Serbi, UNMIK e Euleks, se fundmi në Gjykatën Speciale në Hagë! LDK-FARK ishin dakord qe te de mobilizohej UÇK-ja, te mos kishte ushtri Kosova dhe ndikuan shumë te ndërkombëtaret, si dhe ishin pengesë në arritjen e Pavarësisë!

Këta për herë thoshin se s’ka pas luftë por konflikt, si që thonë edhe tani! Këta i kishin marrëveshjet gjatë luftës me Millosheviqin e Millutinoviqin! Dyshoj pasi që janë në këto pozicione, ky takam vet ose me porosit e tyre po e sulmojnë e shkatërrojnë Lapidarin e Dëshmoreve në Gorozhup! Që dy herë po e thejn ,herën e fundit nuk kishin mundur ta shkatërrojnë shumë, pos hyrjes dhe ju kishin shkruar Kryqe Dëshmoreve në ballë! Dua të i ftoj Policinë, AKI-n Prokurorin ti hulumtojnë e te i gjejnë akteret maskarenj, që e bëjnë ketë vepër makaber, që nuk i ngjan traditës sonë Kombëtarë! Në se ne luftëtaret do ti kapim, nuk duam te kem punë me ligjin, ndërsa ata as dreqit nuk kanë mej vyet! Ky presion dhe shantazh për familjet e dëshmoreve per invalidët e luftëtaret është shumë i pa durueshëm! Me siguri orkestrohet nga anti kobtarët dhe derzit shqip folës! Kjo bahet si revansh për shkak te krenarisë së pa fituar! Pastaj arsyetohen se Ruzhdiu bashkë me këshillin e planifikimit e te ndërtimit të Lapidarit, i ka vendos edhe disa dëshmor para renës te UÇK-s! Sikur janë Besim Ndreca, Xhemajli Berisha, Smajl Kryeziu, Aziz Kelmendi e tjerë! Cila asht e keqja te janë bashkë këta Dëshmorë e Hero te shpallur ligjërisht?

Dëshmorët kanë vend në te gjitha trojet Shqiptare ku do qe vendosen, edhe kur vendosen në shumë vende anë e kënd Atdheut, veq ja shtojnë lavdin!

Kujt po i pengojnë në Gorozhup!

Këta Dëshmorë i bëjnë nder dhe shndritin Atdheun!

Ku do qe janë , duhet të i vendosim, në sa ma shumë vende nderi!

Pse i kërkojnë Ruzhdiut  ti heq,  pse duan te i vrasin per se dyti!

Shkojnë aq larg sa i thonë me eskavator duhet shembur të terin ketë Lapidar, kjo do te ishte krim! Kuptoni o ju te mjer nuk ri shkruhet Historia, nuk rikthehet ma mundësia për te ju përgjigj thirrjes së Atdheut për Liri! Juve te dështuarve duhet te ju vije turp qe nuk u bërët pjesë e lavdisë! Thirr nju mendjes e mendoni Shqip nuk i keni ma aleatet tuaj ata janë te mundur bashkë me ju!

Larg duart nga vlerat e Lirisë!

Mos prekni gjakun dhe Dëshmorëve!

Ju ndyrësira as me gojë mos i përmendni se i njollosni, jeni far e keqe!

Lavdi luftës çlirimtare,

Lavdi Dëshmoreve, nder e respekt luftëtareve!

03-qershor 2022

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA; Grenelli është engjëll krahasuar me Donald trumpin

Grenelli është engjëll krahasuar me……: Në Amerikë përfunduan zgjedhjet ashtu si pata shkruar në gazetën “Epoka …