VAZHDUAN TAKIMET NË OPTERUSHË, ZOQISHT, RETIJË DHE RETIJË E ULËT

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, vazhdon takimet publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve. Takimet publike u mbajtën në fshatrat Opterushë, Zoqisht, Retijë dhe Retijë e Ulët. Kryetari Latifi paraqiti para banorëve projektet të cilat janë përfunduar, ato në proces dhe planet dhe projektet e planifikuara për vitet në vijim bazuar në projeksionet buxhetore. Ndër kërkesat të cilat banorët paraqitën ishin: Efiçienca e shkollave, rregullimi i shtretërve të përrenjve, vazhdimi i kanalizimit, ndriçim, rrugë fushore, kubëzim i rrugëve lokale, etj.

May be an image of 13 people, people standing and outdoors

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …