Komiteti për Politikë dhe Financa në Malishevë mbajti mbledhjen e katërt të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Malishevës, mbajti mbledhjen e katërt të rregullt. Mbledhjen e udhëhoqi, kryesuesi, Argjend Thaqi, ku në këtë takim pune  u miratuan dhe u diskutuan e u rekomanduan për kuvend pikat e parapara, nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ndërsa  për disa  pika u kërkua plotësim dokumentesh nga drejtoritë përkatëse. Shqyrtimi dhe rekomandimi për Kuvend i kërkesës së kryetarit të Komunës Nr.01/819 datë: 26.05.2022, për inicimin e procedurave për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Malishevës. Informimi mbi Qarkoren e parë buxhetore KAB-in. Shqyrtimi dhe rekomandimi për Kuvend i kërkesës Nr.01/489 datë: 04.04.2022, për miratimin e Projekt propozimit të Planit Vjetor të Punës së KKSB-së për vitin 2022. Shqyrtimi dhe rekomandimi për Kuvend, për miratimin e Propozim-Planit të punës për vitin 2022 të Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport.  Shqyrtimi i kërkesave.  Po ashtu u shqyrtuan edhe  kërkesat e qytetarëve, për  disa nga kërkesat u kërkuan plotësime me dokumente dhe sqarime nga drejtoritë.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …