Komuna e Malishevës përfiton donacion nga Kontigjenti Ushtarak Italian

Sot, në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, është mbajtur ceremonia e dorëzimit të donacionit, që Kontigjenti Ushtarak Italian ia ka bërë Komunës së Malishevës, përkatësisht QKMF-së. Në këtë ceremoni i pranishëm ishte kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati dhe komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndimor, kolonel Marco Javarone. Kryetari Kastrati në një fjalë rasti u shpreh i lumtur me bashkëpunim mes Kforit dhe Komunës së Malishevës, dhe e falënderoj nga zemra Kontigjentin italian për këtë donacion mjaft të rëndësishëm, që ndikon në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Edhe komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndimor, kolonel Marco Javarone, u shpreh i lumtur për këtë donacion dhe theksoi gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Komunën e Malishevës, ne funksion të përkrahjes së shëndetësisë dhe sektorëve tjerë të rëndësishëm dhe me interes për qytetarët. Ky donacion përfshinë këto pajisje mjekësore: Karroca, shtretër, EKG 12 kanalesh, ulëse të pritjes, paravane 3 krahësh, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …