Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dje është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Bratisllavës. Kështu ka bërë të ditur Lajçak me anë të një postimi, duke thënë se temë diskutimi ishte dialogu mes palës kosovare dhe asaj serbe. “Pata kënaqësinë të mirëpres kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë ku mori pjesë në #GLOBSEC2022. Ishte një mundësi e mirë për të vazhduar bisedën tonë të rregullt mbi Dialogun dhe përparimin”, ka shkruar Lajçak. Karakteristikë e postimit të emisarit të BE-së ishte fotografia, i cili shihet duke bërë me gisht në drejtim të një ure në Bratisllavë të Sllovakisë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …