Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres apelon për “një plan global vaksinimi” kundër Covid-19

Sekretari i OKB-së, Antonio Guterres, në ditën e 100-të të luftës Rusi-Ukrainë bëri sërish thirrje për t’i dhënë fund luftës

“Përsëris thirrjen time për ndalimin e menjëhershëm të dhunës, për akses të papenguar humanitar për të gjithë ata në nevojë, për evakuim të sigurt të civilëve të bllokuar në zonat e luftimit dhe për mbrojtjen e civilëve dhe respektim të të drejtave të njeriut në përputhje me normat ndërkombëtare,” tha Guterres tha në një deklaratë të premten. Ai tha se mijëra njerëz janë vrarë dhe ka zhvendosur miliona të tjerë dhe se lufta po ndez një krizë globale tredimensionale – ushqim, energji dhe po godet më së shumti njerëzit, vendet dhe ekonomitë vulnerabël”. Guterres tha se OKB-ja është “e përkushtuar ndaj përpjekjeve humanitare”, por në fund të fundit, negociatat dhe dialogu do të jenë të nevojshme për të zgjidhur konfliktin. “Sa më shpejt që palët të angazhohen në përpjekjet diplomatike të mirëbesimit për t’i dhënë fund kësaj lufte, aq më mirë për hir të Ukrainës, Rusisë dhe botës,” tha ai. (abcnews)

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …