Serbia pretendon të paraqitet si vend neutral, tani së fundi edhe në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, por nuk bëhet fjalë për kurrfarë neutraliteti edhe pse këtë ta quajmë neutralitet e pranon hapur BE-ja madhe edhe Amerika. Deputetët e opozitës në vendin tonë kritikojnë edhe Qeverinë për qasje jo të duhur. Sipas tyre për krejt këtë trajtim ka faj edhe Qeveria e Kosovës, në për mungesë të qasjes realiste, adekuate, por edhe refuzimit të projekteve të rëndësishme siç është ai për gazin. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë se vazhdimisht Serbia po mundohet të jetë neutrale dhe po tolerohet edhe nga BE-ja dhe ShBA-ja. Ai ka kërkuar nga këto dy fuqi që të ndalojnë një projekt që Serbia e Rusia po duan ta instalojnë në Ballkan, atë për gazin rus.
Kontrolloni gjithashtu
Beteja e parë e komandantit, Adem Jashari kundër forcave serbe në relacionin Skenderaj-Llaushë-Rezallë e Re
Më 26 nëntor të vitit 1997, forca të shumta të policisë serbe me autoblinda pizgauerë …