Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. gjeneralmajor, Bajram Begaj, më 24 maj qëndroi për një vizitë në Amerikë. Gjeneralmajor Begaj ishte pritur nga kryetari i Shefave të Shtabeve të Bashkuara të Amerikës gjeneral Mark A. Milley si dhe shefi i Shtabit të Forcave Tokësore gjeneral Xhejms C. Mek Conville, ku dhe ka zhvilluar takime të rëndësishme me drejtuesit e Pentagonit.Gjeneral Milley u shpreh se SHBA vlerësojnë maksimalisht rolin dhe kontributin e Shqipërisë si partner strategjik dhe anëtare e denjë e NATO. Gjenerali kishte veçuar se solidariteti dhe kohezioni që Shqipëria ka treguar në të gjitha vendimmarrjet e NATO-s, si dhe kontributi aktiv dhe pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO dhe Kombeve të Bashkuara e bëjnë Shqipërinë një partner strategjik të rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …