Kryetari amerikan, Joe Biden, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Ukraina t’i japë Rusisë një pjesë të territorit rusisht-folës Që nga fillimi, kam thënë – jo të gjithë janë pajtuar me mua – asgjë për Ukrainën pa Ukrainën. Është territori i tyre. Unë nuk do t’u them atyre se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjnë”. “Por mua më duket se do të vijë një moment përgjatë rrugës kur do të duhet të ketë një zgjidhje të negociuar. Dhe çfarë nënkupton kjo, nuk e di. Unë nuk mendoj se dikush e di këtë tani. Por ndërkohë, ne do të vazhdojmë t’i vendosim ukrainasit në një pozicion ku ata mund ta mbrojnë veten”, tha Biden. Kryetari i Ukrainës Vladimir Zelensky, deklaroi të enjten se forcat ruse aktualisht e kanë pushtuar afërsisht një të pestën e vendit të tij, po objektivat e luftës së Vladimir Putinit mbeten të turbullta. Bajden kishte thënë se Putini po përpiqej të rikthente ish-Bashkimin Sovjetik” duke pushtuar territoret që dikur i sundonte Rusia Sovjetike.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …