leoni

Përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Komisionit Evropian diskutojnë për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Përfaqësuesit e Shqipërisë në KE i dorëzuan Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës një dokument, për Kosovën

Përfaqësuesit e Shqipërisë në Këshillin e Evropës i kanë dorëzuar Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës një dokument, për Kosovën në formën e një dokumenti zyrtar. Në dokumentin, i cili iu dorëzua misioneve të përhershme tre ditë më parë, thuhet se aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës tashmë është mbështetur nga një numër i konsiderueshëm anëtarësh. “Republika e Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se aplikacioni i saj për anëtarësim tashmë është mbështetur nga një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të KE-së. Bisedimet e fundit me anëtarët e Asamblesë Parlamentare gjithashtu kanë treguar mbështetje të fortë për një anëtarësim të tillë”, thuhet në dokument, ku përkujtohet se Kosovën e njohin 74 për qind të vendeve anëtare të kësaj organizate ndërkombëtare. U theksua se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk do të ndikojë në vendimet e shteteve që nuk e njohin Kosovën. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, siç u theksua, “është plotësisht në përputhje me Statutin dhe qëllimet e kësaj organizate”. Dokumenti iu referua edhe shembullit të Zvicrës, duke thënë se është shembull që një vend që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara mund të pranohet në Këshillin e Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …