Kryeministri, Albin Kurti ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begu, dhe i ka uruar suksese në detyrën e re. Kryeministri, Albin Kurti, në urimin e tij ka shkruar se sfidat me të cilat përballet republikat tona dhe kombi ynë përballohen më lehtë kur punojmë së bashku. “E uroj presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj për përgjegjësinë dhe detyrën e re, si dhe popullin e qytetarët e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri. Sfidat me të cilat përballen republikat tonë dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë. Andaj, le të angazhohemi e bashkërendohemi drejt synimeve tona për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik” thuhet në urimin e kryeministrit, Albin Kurti dërguar presidentit të Shqipëprisë, Bajram Begu.
Kontrolloni gjithashtu
Beteja e parë e komandantit, Adem Jashari kundër forcave serbe në relacionin Skenderaj-Llaushë-Rezallë e Re
Më 26 nëntor të vitit 1997, forca të shumta të policisë serbe me autoblinda pizgauerë …