Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është uruar edhe nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë. Në urimin thuhet se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”. Bajram Begaj është zgjedhur president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Para se të zgjidhej në këtë detyrë, ai ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shqipërisë.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …