Lëvizja për Bashkim: Ajet Berisha promovon listën për Kuvendin Komunal të Obiliqit

Lëvizja për Bashkim mbështet protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Lëvizja për Bashkim ka deklaruar se mbështet protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila do të mbahen nesër para Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 10.00.  “LB e bindur në drejtësinë e kësaj çështjeje, të ngritur nga OVL e UÇK-së, ka vendosur që ta mbështes protestën dhe do të marr pjesë aktivenë të.Me projektligjin e Qeverisë së Kosovës, i cili do të shqyrtohet të hënën në Kuvendin e Kosovës, parashihet që të rrëzohet ligji aktual që e lidh pensionin e veteranit me pagën minimale, (edhe ashtu ka qenë pension shumë i vogël, 170 euro), pra të mos ketë rritje për këtë kategori ashtu siç parasheh projektligji për pagën minimale. Lëvizja për Bashkim fton që jo vetëm veteranët, por të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës dhe të mos lejojmë që kategoritë më meritore për lirinë që po e gëzojmë të na shndërrohet në kategori sociale” thuhet në mes tjerash në komunikatën e Lëvizjes për Bashkim.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …