Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se qytetarët e vendit po përballen me krizë ekonomike dhe se ndarja e 100 eurove për kategori të caktuara, nuk i ndihmon ata për të dal nga situata e rëndë në të cilën ndodhen. Gjatë intervistës për “Kosovapress” ai ka theksuar se nëse qeveria ka dëshirë dhe vullnet që të ndihmojë qytetarët, duhet t’i rris pagat. “Në qoftë se inflacioni është 11 apo më shumë për qind, atëherë pagat duhet të rriten minimum sa është inflacioni, pasi e mban stabile fuqinë e blerëse të çdo punësuari dhe pastaj duhet të shihet si t’iu ndihmohet këtyre tjerëve që s’marrin pagë. Këto janë masa që qeveria ka mundur t’i merr, pasi nëse ka pare që për një ditë t’i ndajë 100 milionë euro ose paguaj rrymën gati 100 milionë euro në veri, atëherë është dashur që qytetarëve t’iu gjendet një zgjidhje” ka deklaruar ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Ndërsa duke folur për Qeverinë Kurti, ai ka thënë se qeverisja nuk është në harmoni me premtimet që i ka dhënë zotëri Kurti edhe gjatë fushatës dhe pas, por edhe më parë kur ishte në opozitë. Çdo gjë ka mbetur anash dhe nuk ka ndonjë orientim të qartë para opinionit dhe qytetarëve se çfarë do të bëjë kjo qeveri.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …