Sergej Llavrov: Nuk është në nderin e Bashkimit Evropian të dorëzohet para shqiptarëve në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov sot pritet të qëndrojë për një vizitë në Beograd të Serbisë

Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë ndaluar fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që sot pritet të qëndrojë për një vizitë në  Beograd.  Në të njëjtën kohë, zyra e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ai sot në orën 10.00 do të takohet fillimisht me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Harchenko. Siç ishte paralajmëruar më parë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka planifikuar të vizitonte Serbinë më 6 dhe 7 qershor. Kryeministrja serbe Ana Brnabiq deklaroi gjatë ditës së sotme se situata rreth mbërritjes së Lavrov në Beograd është “e komplikuar” dhe se Vuçiq po merret me logjistikën e udhëtimit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …