Sot, para objektit të Kuvendit të Kosovës, po mbahet protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së. Qindra veteranë janë tubuar për të protestuar kundër mos-përfshirjes së e tyre në ngritjen e pagës minimale. Sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se veteranët ndihen të diskriminuar për shkak të anashkalimit të tyre në rritjen e pagave, ashtu sikur shumë kategorive të tjera. Ai ka deklaruar se as qeveritë e kaluara e as kjo qeveri, asnjëherë nuk kanë krijuar komision për t’i kategorizuar veteranët e luftës dhe se ligji i vetëm që është në fuqi është ai që lidhet me pagën minimale. Ndërkohë bëhet e ditur se veteranët e luftës që po protestonin para Kuvendit të Kosovës, kanë hyrë në oborr ku janë ndalura nga Policia e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …