Drejtori turk i KEDS-it, Mehmet Koc është sulmuar mbrëmjen e djeshme në hyrje të banesës së tij në Prishtinë. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës e cila bën të ditur se viktima mashkull/turk është sulmuar me gurë nga një i dyshuar i panjohur. ‘Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Vlen të përkujtojmë se pakënaqësia e konsumatorëve ndaj kompanisë turke që ka privatizuar rrjetin e shpërndarjes së rrymes elektrike, është shtuar si asnjëherë më parë. Kompania turke jo vetëm që ka tarifat më të shtrenjta të rrymës në rajon, por edhe bën shkelje në kurriz të konsumatorëve, siç është shprëndarja e njësorëve të falsifikuar të rrymës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …