Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha qëndroi para veteranëve të UÇK-së, të cilët protestuan para Kuvendit, për t’iu kërkuar që të mos e dëmtojnë këtë institucion. Ish-komandanti i UÇK-së bisedoi me disa veteranë, duke i siguruar se do të bëjnë çmos që projektligji i cili e përcakton pagën minimale të mos kalojë pa u shqyrtuar edhe përfshirja e tyre në të. Komandanti i UÇK-së në Koshare gjatë luftës, Hisen Berisha do të luftojë në Kuvend për të mos lejuar miratimin e këtij projektligji. Ai u kërkoi veteranëve që t’i lirojnë hapësirat përpara Kuvendit dhe të mos dëmtojnë asgjë. Lëreni ta bëjmë luftën ne në institucione, porositi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …