Në kuadër të aktiviteteve për nderë të “110 vjetori i Kuvendit të Junikut”, është shënuar 3 Qershor Dita Botërore e Biçikletës

Organizuar nga Komuna e Junikut dhe përkrahur nga Shoqata e Biçiklistave MTB Juniku, Shoqata e Bjeshkatarëve Rrasa e Zogut dhe qytetarë të Junikut është shënuar 3 Qershor Dita Botërore e Biçikletës. Në kuadër te këtij aktiviteti organizatoret dhe pjesëmarrësit filluan një tour në qytetin e Junikut duke vizituar kullat dhe monumentet tjera turistike te Junikut. Gjatë këtij aktiviteti nga pjesëmarrësit është bërë shenjëzimi i pistave dedikuar pikërisht këtij sporti pra çiklizmit. Kjo iniciative është përkrahur nga Drejtoria e Shërbimeve Publike e cila se fundmi ka filluar shenjëzimin e të gjitha rrugëve me shenja të komunikacionit, vend ndalimeve të autobusëve si dhe anekseve për biçiklist.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …