Sot kanë vazhduar tensionet edhe në seancën e Kuvendit, ku pozita dhe opozita kanë shprehur qëndrime të kundërta rreth pagës minimale. Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përmendur disa prej deputetëve të Vetëvendosjes, me emra, duke thënë se është turp për ta, si ish ish-pjesëtarë të UÇK-së, që po e vënë në diskutim mos përfshirjen e veteranëve në projektligjin për pagën minimale. Mes tyre ka përmendur edhe djalin e Sherif Konjufcës, Glaukun, kryekuvendar. Është turp i madh që njerëzit e zgjedhur të popullit, si ky Muja e do të tjerë kanë hyrë në këtë shkallë të mashtrimit, çfarë po e dëgjojmë sot në Kubend. Është turp i madh si ia lejoni vetës, këtij populli, këtij parlamenti të diskutohet se a është në rregull të mos u rritet paga veteranëve. Haradinaj ka thënë me këtë rast se projektligji për paga minimale nuk do të mund të kalojë dhe i ka kërkuar Qeverisë e ministrit, Hekuran Murati, që ta tërheqin projektligjin.