Policia e Kosovës ka bërë me dije se nuk ka përdorur gaz lotsjellës kundër veteranëve të UÇK-së të cilët kanë protestuar para objektit të Kuvendit të Kosovës për rreth dy orë. Në njoftimin e policisë është thënë sipas detyrës zyrtare, policia është kujdesur për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimin e sigurisë për protestuesit dhe për objektet zyrtare. Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, informon dhe njëherit demanton shkrimet e publikuara në portale ku thuhet se kinse policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, pasi ajo në asnjë rast apo rrethanë nuk ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, por dyshohet se tymi, është hedhur nga brenda masës”, ka sqaruar policia më mediet.