Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – “Remi”, ka reaguar lidhur me ligjin për pagën minimale në të cilin nuk janë duke përfshirë veteranët e luftës çlirimtare. Ai ka shkruar: Kujdes, kryeministër! Jeni duke shkuar aq larg me gabime, sa që të përjashtoni veteranët e UÇK-së nga Ligji për paga. Nuk e kuptoj mendësinë tuaj dhe të bashkëpunëtorëve që ke afër, se si merrni guximin të bëni veprime që kuptohen si poshtërim dhe përjashtim, të kësaj kategorie të vlefshme të shoqërisë aktuale në Kosovë. I nderuar Albin, dua të besoj se je kryeministër për të gjithë qytetarët e Republikës. Udhëhiqni me qeverinë dhe po ashtu keni shumicën në Kuvendin e Kosovës. Pra, është në fuqinë tuaj ta korrigjoni këtë gabim. Sigurisht se përgjegjësia do të bie vetëm tek ju, për të mirë apo për gabimin eventual. Unë ju kërkoj që të keni kujdes. Shpresoj që me veprimin tuaj me Ligjin për paga, ta demantoni përshkrimin për figurën tuaj si ‘kryeministër kundër veteranëve të UÇK-së’”, ka shkruar Rrustem Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …