Arben Ahmetaj

Ministri i Shtetit, Arben Ahmetaj deklaroi sot se, Shqipëria ka inflacionin më të ulët në vendet e rajonit

Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj deklaroi sot se, Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon. Në seancën e sotme plenare, në përgjigje të deputetëve të opozitës, Ahmetaj u shpreh se, “tatim-fitimi për kompanitë ka qenë 15 %. Sot biznesi i vogël paguan zero. Tani më thoni, një qeveri oligarkësh a e bën zero tatimin për 104 mijë biznese? Një qeveri oligarkësh a e merr tatimin e biznesit të madh nga 10 %, e çon 15 për qind?  Duke folur për inflacionin, Ahmetaj tha se, “jemi në moment krize. Dhe inflacioni sa më i madh të jetë, aq më gërryes është për të ardhurat”. Ai tregoi shifrat e inflacionit në vendet e rajonit. “Ja ku është inflacioni i gjithë rajonit. Shqipëria e ka 6.2 % dhe më të lartin e ka Bosnjë-Hercegovina 13.2 %. Për sqarim, Shqipëria e ka më të ulëtin tha mes tjerash ministri Arben Ahmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …