Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës, vazhdon takimet publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve. Takimet publike u mbajtën në në Rahovec, në Lagjen IV dhe V. Kryetari Latifi paraqiti para banorëve projektet të cilat janë përfunduar, ato në proces dhe planet dhe projektet e planifikuara për vitet në vijim bazuar në projeksionet buxhetore. Ndër kërkesat të cilat banorët paraqitën ishin: Rrjeti energjetik, kanalizimi, parkingje, zgjatja e orarit të çerdhes etj.