leoni

Ferizaj nikoqir i shumë bizneseve ndërkombëtare në panairin që pritet të mbahet së shpejti

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është mbajtur sesion informues për bizneset prodhuese dhe përpunuese të Komunës së Ferizajt, lidhur me panairi ndërkombëtare që pritet të mbahet me 2 dhe 3 korrik në Ferizaj, i organizuar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në bashkëpunim me kompaninë  ndërkombëtare EUROSTEP. Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, ka thënë se përpos promovimit bizneset do të kenë mundësi të krijojnë dhe kontakte direkte me bizneset e  vendeve të ndryshme, që  do të marrin pjese dhe do të kenë mundësi të lidhin marrëveshje direkte për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Panairi ndërkombëtar do të mbahet në Palestrën e Sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj, ndërsa bizneset që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë panair,  mund të lajmërohen tek Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …