Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria ende nuk është e gatshme që ta trajtojë çështjen e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Gashit, zgjidhja për ta duhet të jetë më gjithëpërfshirëse dhe përmbajtjesore. “Rreth 35 mijë njerëz janë nxjerrë nga tregu i punës, duke i pasivizuar ata efektin ekonomik dhe social e kemi bërë negativ. Nuk duhet të harrojmë se, në njërën anë po na ikin njerëz nga vendi e në anën tjetër janë nxjerrë gjithë këta njerëz nga tregu i punës”, ka shkruar ai në Facebook. Tutje, ka thënë se tregu ka nevojë për fuqinë e tyre si dhe ata kanë nevojë për të përmirësuar cilësinë e jetës, sidomos në këto kushte. Ne duhet të merremi në esencë me problemin dhe jo ta pasivizojmë një pjesë vitale të shoqërisë. Duhet të mendojmë që veteranëve të luftës dhe të gjitha kategorive sociale t’ju krijojmë mundësi të rritjes së mirëqenies, duke i bërë sa më aktiv në shoqëri”.
Kontrolloni gjithashtu
Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …