Mërgimtari dhe veprimtari, Sali Bislimi, ka vizituar Hashim Thaçin, në qendrën e paraburgimit, në Hagë

Mërgimtari dhe veprimtari, Sali Bislimi, ka vizituar Hashim Thaçin, në qendrën e paraburgimit, në Hagë

Mërgimtari dhe veprimtari, Sali Bislimi, ka vizituar Hashim Thaçin, i cili gjendet në qendrën e paraburgimit, në Hagë. Ai me këtë rast ka thënë se Hashim Thaçi si themelues i shtetit të Kosovës,  meriton mbështetjen e të gjithëve. Kryetari, Hashim Thaçi pranon në parim propozimin tim  nëpërmjet zyrës time ligjore, që të organizoj ekipin e avokatëve zviceran për ta ndihmuar si vlerë e shtuar bashkë me avokatët e tjerë që ka! Roli tij historik për Kosovën e ka bërë edhe më të fortë. Ka marshuar dhe vrapuar mbi tokën e minuar nga serbët për t’ia sjellë lirinë Kosovës. Ky themelues  i shtetit të Kosovës meriton mbështetje dhe do e gjejmë pa dyshim te mërgata shqiptare në Zvicër dhe ajo në Gjermani. Sali Bislimi  saktësuar  se shqiptarët në Zvicër dhe ata në Gjermani çdo herë kanë qenë dhe do mbeten të përkushtuar për t’i dhënë dinjitetin dhe mirëqenien Kosovës në mënyrë që ta kalojë edhe këtë sfidë. I bindur në pafajësinë e tij dhe këtij procesi absurd gjyqësor dukej më i fortë se asnjëherë tjetër, ka shkruar, veprimtari, Sali Bislimi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …