leoni

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe i ka dërguar një ankesë gjykatës së Apelit, i pakënaqur me gjyqtarin francez

Avokati Gregory Kehoe, dorëzoi edhe kërkesën e tretë për dërgim në arrest shtëpiak të Hashim Thaçit

Avokati i Hashim Thaçit i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guiju edhe kërkesën e tretë për lirimin e ish-kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosjen  në arrest shtëpiak apo edhe vendosjen në një shtet të tretë që ka ofruar garancitë. Në këtë kërkesë avokati i Thaçit, Gregori Kehoe, ka thënë se vazhdimi i paraburgimit në Hagë bie ndesh edhe me liritë dhe të drejtat e njeriut. Avokati ka marrë shkas nga vendimi i fundit për refuzimin e lirimit të Thaçit në burg shtëpiak, si rezultat i mosbesimit në Policinë e Kosovës. Ai   ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake që të thërret një seancë dëgjimore dhe të urdhërojë edhe praninë në këtë seancë të drejtorit të Policisë së Kosovës, kryeshefit të Njësisë së Paraburgimit të Kosovës, dhe përfaqësuesit e qeverive të shteteve, emrat e të cilave janë të redaktuara në dokumentin e publikuar në faqen e Gjykatës Speciale. Pavarësisht se ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të përkohshëm të Hashim Thaçit, Prokuroria është arsyetuar  se as transferimi i Thaçit në arrest shtëpiak në Prishtinë e as lirimi i tij në vendet e treta nuk do të zvogëlonte rrezikun e arratisjes, pengimit të gjykatës, ngacmimit të dëshmitarëve apo edhe përsëritjes së krimit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …