Bekim Kupina, këshilltar për media i kryetares Vjosa Osmani ka reaguar pasi “zbukuruesi”, Valdrin Sahiti, i cili kujdeset për pamjen fizike të shefes së shtetit, e pranoi se ka marrë pasaportë diplomatike. Për qindra pasaporta për të cilat tha se u raportua në media, Kupina tha se duhet të pyetet Qeveria paraprake. Kryetarja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt, arsyetohet z Kupina. Burri që përkujdesjet për pamjen e veshjen e Vjosa Osmanit, z. Valdrin Sahiti ka marrë pasaportë diplomatike nga Shteti i Kosovës, pasi konsiderohet se puna e tij në përkujdesjen pamore dhe stilin e veshjes të kryetares së Shtetit është pjesë teknike mbase edhe artistike e diplomacisë së vendit, sidomos tani kur zonja kryetare ka hequr me operacion kilogramët e tepërt, në Turqi.
Ka para të mjaftueshme Buxheti i Kosovës për të gjitha kategoritë zyrtare e pushtetare, për të gjithë zhvatësit e të gjitha prejardhjeve e kategorive parazite, për të gjithë bijtë e bijat e ish-pushtetarëve, por nuk ka para për veteranët e çlirimtarët, për ata të cilët me gjakun, mundin e gjymtyrët e tyre, çliruan Kosovën nga sundimi barbar serb. Madje disave iu duket shumë e madhe paga mujore 170 euro e veteranit, ndërsa “zbukuruesi” Valdrin Sahiti i Vjosës merr me siguri se 1500 ose 2000 euro në muaj.