Pavarësisht sikur thuhet përparimit të raporteve mes Greqisë dhe Kosovës, ministri i Jashtëm grek, antishqiptari i përbetuar, Nikos Dendias, në njoftimin për takimin me Vjosa Osmanin, nuk e ka shfaqur flamurin e Kosovës. Në një fotografi shihet që është fshirë dhe dy tjera janë realizuar në atë kuadër ku nuk shihet fare flamuri i Kosovës. Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën. Gjatë vizitës në vendin tonë, Dendias përveç me kryetaren, Vjosa Osmani është takuar edhe me kryeministrin, Albin Kurti. Ministri i Jashtëm grek Dendias ka treguar edhe për takimin që ka pasur me Albin Kurtin, ku pos perspektivës evropiane dhe dialogut Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes tyre ka qenë edhe çështja e energjisë nga Greqia.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …