Ferizajasit e interesuar për të punuar në kompaninë “Bechtel &Enka”

Këtë të martë në Ferizaj është hapur panairi i punës, i organizuar nga Komuna e Ferizajt dhe kompania “Bechtel & Enka”.

Avni Maloku rreth 40 vjeçar, këtë të martë kishe marrë rrugën për të komuna e Ferizajt, për të konkurruar në punë për në kompaninë “Bechtel Enka”. Ai tha se hapja e këtij panairi është një mundësi mjaft e mirë për të gjetur një vend pune.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë për punësim në këtë kompani. Është hera e parë që konkurroj në një vend të tillë pune dhe shpresoj se do të merren parasysh edhe profilet e punës”, ka thënë Maloku.

Në hapjen e panairit të punës, mori pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai tha se qytetarëve ferizajas si asnjëherë më parë i nevojiten vende të reja të punës.

“Unë falënderojë të gjithë zyrtarët e “Bechtel Enka” që ka qenë shumë të  vëmendshëm ndaj kërkesave të pushtetit komunal për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për punësimin e një numri të punëtorëve nga komuna  e Ferizajt, përkitazi me kryerjen e punimeve që lidhen me kufijtë gjeografikë të komunës së Ferizajt,  por edhe me gjerë. Kjo është edhe një dëshmi që komuna e Ferizajt me tërë mekanizmat që ka në dispozicion nga qeveria komunale do të jetë në disponim të realizimit të projektit madhor të autostradës që lidh dy shtete dhe që kalon nëpër Ferizaj”, ka thënë kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i kompanisë “Bechtel & Enka” Chris Jennions, ka thënë se dëshirojnë të punësojnë qytetarë të Ferizajt, pasi që tashmë në këtë zonë edhe po punohet.

“Ne duam të punësojmë sa më shumë punëtorë që janë nga zona ku ne po punojmë dhe ka qëlluar që në këtë moment ne jemi në ngritjen e numrit të punëtorëve në sezonin e ndërtimit dhe këtë në komunën e Ferizajt.  Qëllimi i sotëm ishte që ne të gjejmë njerëzit që kanë aftësitë e duhura për të bërë punimet që neve na duhet në këtë zonë të Ferizajt  dhe për të pasur parasysh që ata që ndërtojnë të jenë nga Komuna e Ferizajt”, ka thënë Chris Jennions.

U bë e ditur se kompania “Bechtel & Enka”, për momentin ka të punësuar rreth 1 mijë punëtorë ndërkaq tash për tash nga Komuna e Ferizajt pritet të punësojë 200 deri në 300 persona. Kandidatët të cilët aplikuan për punë gjatë ditës së marte do të marrin një përgjigje për punësimin e tyre pas tri jave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …