leoni

Deputeti, Edmond Spaho, është përjashtuar nga seanca plenare me vendim të Komisionit të Etikës, për fyerje e poshtërim

Deputeti, Edmond Spaho, është përjashtuar nga seanca plenare me vendim të Komisionit të Etikës, për fyerje e poshtërim

Deputeti i PD-së,  në Kuvendin e Shqipërisë, Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca plenare me vendim të Komisionit të Etikës. Ai u përfshi në një debat me socialistët pasi nga foltorja e Kuvendit i cilësoi ata si ‘bastardë’. Ishte kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ai që kërkoi mbledhjen e Komisionit të Etikës në rast se Spaho nuk do të kërkonte falje. Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj ndërpreu seancën për disa minuta për të komunikuar më pas vendimin e Komisionit për përjashtimin e Spahos nga seanca dhe heqjen e pagës si deputet për një ditë. Termi i përdorur nga deputeti demokrat Edmond Spaho ka revoltuar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.  Ndërkohë Taulant Balla kërkoi të ndërpritet seanca në mënyrë që të mblidhet komisioni i etikës për të marrë një vendim për Edmond Spahon.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …