leoni

Kryetari Haliti ndau një mirënjohje për Profesoreshën, Maxhide Fazliu, e cila kontribuoi mbi 4 dekada në arsim

Me rastin e pensionimit të profesoreshës së gjuhës shqipe, Maxhide Fazliu, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti,  ka marrë pjesë në një ceremoni rasti.  Aty i pari i komunës, ka falënderuar atë për kontributin shumë vjeçar në arsim, në veçanti në kohët më të vështira të arsimit shqip, konkretisht në vitet e 90-ta. Ai po ashtu tha se kontributi i saj  dhe i kolegëve të saj është shumë i çmuar dhe prandaj dëshirojnë që me një mirënjohje të nderojnë dhe falënderojnë ata që kanë kontribuar shumë në arsimin e gjeneratave të shumta ndër vite.  Përndryshe sipas të dhënave të marrë nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti, profesoresha Fazliu, ka kontribuar mbi 40 vite në arsim dhe për herë të fundit ka punuar si profesorësh e gjuhës shqipe në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …