Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka folur për samitin, “Ballkani i Hapur” i cili u mbajt në Ohër ditë më parë ku u takuan i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe nikoqiri i kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski. Në lidhje me Ballkanin e hapur jam deklaruar si kryetar i Aleancës për Shqiptarët që para dy vitesh dhe mendoj që është një hap i përshpejtuar dhe i gabuar i politikbërjes shqiptare këtu në rajon. Besoj që gjithësecili e ka të qartë dhe gjithësecili e thotë që nisma e tillë patjetër se duhej të shkojë nëpërmjet Prishtinës e jo nëpërmjet Tiranës për ate se në kuadër të kësaj nisme rajonale janë dy shtete të cilët nuk kanë njohje reciproke që është kushti elementarë për vendosje të marrëdhënieve ekonomike. Natyrisht që edhe rajoni nuk është sot, rajoni është i ngarkuar edhe me probleme nga e kaluara dhe si çdo njeri dhe qenie njerëzore ne nuk mund ti lejmë në të harruar të kaluarën për shkak se për të vetmin efekt për të mos lejuar të na ripërsëritet e njëjta. Kur flasim te e kaluara, këto dy shtete të cilat nuk e kanë njohur njëri tjetrin, njëri shtet konkret Serbia ka pas vetes me qindra e mijëra viktima shqiptarë, tha mes tjerash Ziadin Sela.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …