Renata Alt: BE-ja duhet t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë, pas deklaratës së Vuçiqit për Kosovën

Renata Alt: Vuçiqi na paska mashtruar, propozoj të ngrihen negociatat për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, Renata Alt, ka reaguar pas deklaratës së Aleksandar Vuçiq në lidhje me njohjen e Kosovës, i cili në konferencën e djeshme për mediet, pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se për herë të parë ka dëgjuar se po kërkohet njohje reciproke me Kosovën.   Lidhur me këtë ka reaguar deputeja e Bundestagut gjerman Renata Alt, ka thënë me këtë rast se reagimi kryetarit të Serbisë gjatë konferencës për media mbi kërkesën për njohje të Kosovës është skandaloz. Ajo propozon që negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Republikën e Serbisë duhet të ngrihen. Aleksandar Vuçiq na paska mashtruar për një kohë të gjatë”, ka shkruar deputetja gjermane, Renata Alt.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …