leoni

Smajl Latifi: Kjo është Lidhja që duhet ta kenë shqiptarët sot

Për nderë të 144 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, me ftesë të Kryetarit të Prizrenit, z. Shaqir Totaj, e në koordinim të Unionit të Bashkive, Asociacionit të Komunave të Kosovës, bashkë me Kryetarë të Komunave Shqipfolëse të Rajonit, u mblodhëm për të kujtuar dhe festuar një nga datat më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar. 144 vjet më parë, më 10 qershor 1878, u krijua Lidhja më e fuqishme e popullit shqiptar, e cila i dha goditje të rëndë armiqve të kombit tonë, duke i bashkuar shqiptarët në një vend e një qëllim. Lidhja e Prizrenit ishte koncepti dhe infrastruktura organizative politike dhe ushtarake, që mundësoi rezistencën e sukseseve të popullit tonë përballë ambicieve të armiqve grabitqarë. Kjo është LIDHJA që duhet ta kenë shqiptarët edhe sot, ndonëse jetojmë në ditë e kohë më të mira. Lidhja e Prizrenit është organizimi më serioz politik në historinë tonë dhe është një model që duhet t’i shërbejë së ardhmes sonë për përparim dhe unifikim, duke mos lejuar copëtimin e trojeve shqiptare dhe duke këmbëngulur për një shtet të vetëm të shqiptarëve në Ballkan.

Urime të gjithë shqiptarëve përvjetori i 144-të i Lidhjes së Prizrenit!

May be an image of 4 people, people standing and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …