Duke komentuar një foto të darkës së liderëve të Evropës Juglindore në samitin SEECP në Selanik të Greqisë, në të cilën shihet se si kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani ia ka kthyer shpinën kryeministrit të Shqipërisë dhe manifeston mungesë respekti ndaj tij, ish ambasadorja e vendit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka shkruar se sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror. “Raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohshëm. Ne mund të mos pajtohemi me Kryeministrin Rama rreth 1 çështje, por pajtohemi për 99 tjera. Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me radhë. Kam qenë vet dëshmitare e shumë situatave jo të lehta për Kosovën, dhe e kam parë me sytë e mi, edhe e kam dëgjuar me veshët e mi, mbështetjen që i jep Kryeministri Rama Kosovës. Dorën në zemër, shpesh edhe me më shumë elokuencë se ne vet. Është për keqardhje që sot, në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me ua përkujtu disave ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarësinë tonë. Mos krijoni gogola. Mos krijoni armiq të paqenë” ka porositur ish ambasadorja e vendit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …