Banorët e Orllanit dhe fshatrat përreth ende pa ujë te pijes

Në fund te muajt gusht bëhen tri vite kur MMPHI kontaktoi  kompania infra Plus për fillimin e projektit te ujësjellësit për Orllanin.  Po ashtu ne fund te gushtit në ketë vit përfundon kontrata, dhe ne banoret e Orllanit presim që të paktën sipas kontratës te përfundoj edhe projekti I ujësjellësit.

Me 7 prill te këtij viti zyrtar nga MMPHI  ftuan një takim ku ishin prezent të gjithë akterët , zyrtar nga Komuna e Podujevës,  KRU Prishtina, pronari  i kompanisë Infra Plus etj. Të gjithë u zotuan që do të marrin përgjegjësit dhe projekti te përfundoj brenda kontratës së paraparë. Në cilësinë e shoqërisë civile bashke me banoret e Orllanit që disa vite radhazi e kemi ber shumë te qartë se sa jon duke e vuajtur  banoret mungesën e furnizimit me ujit cilësor për pije.  Andaj meqenëse jemi çdo dite ne teren, me shumë shqetësim po hyjmë ne pjesën e dyte te muajit qershor sepse nuk po shohim kompaninë punëkryese duke punuar ne teren, e që rrjedhimisht i bie te mos përfundoj projekti edhe mbas tre viteve nga fillimi I tij, pra sipas kontratës së paraparë.

Duke shpreh shqetësimin ton lidhur me ketë projekt i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse siç janë MMPHI dhe Komuna e Podujevës të ushtrojnë përgjegjësin që kanë duke i marr të gjitha hapat e nevojshëm në mënyrë që kompania punëkryese te obligohet të  përfundoj projektin me kohe sipas kontratës, pra ne fund te muajit gusht.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …