Pas takimeve të zhvilluara me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit, kancealari i Gjermanisë, Ollaf Sholz ka deklaruar se Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Evropian dhe Gjermania është e përkushtuar për ta arrit këtë. “Dua rigjallërimin e Procesit të Berlinit si shumë i rëndësishëm për vazhdimin e planit aksional për treg të përbashkët rajonal, që ishte vendosur para dy viteve në Sofje, e që ka të bëjë me garantimin e katër lirive: lirinë e lëvizjes se mallrave, të njerëzve, kapitalit dhe bashkëpunimit rajonal. Integrimi ekonomik ka rëndësi shumë të madhe për njerëzit e Ballkanit Perëndimor, pasi kjo forcon ekonominë dhe përmirëson raportet e fqinjësisë së mirë”, ka deklaruar kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz. Ai ka theksuar më tutje se procesi i Berlinit ka treguar nevojën për bashkëpunim mes gjashte shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme
Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …