Vajza e zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ka uruar kategoritë më meritore për çlirimin e vendit dhe ka drejtuar kritika për keqtrajtimin e tyre nga institucionet shtetërore. Ajo ka shkruar se sot e gëzojnë lirinë ata që nuk deshtën të largohen nga robëria dhe vuajnë ata që i dhanë fund Serbisë fashiste. “Shoh fëmijë të dëshmorëve të harruar, e veteran të një lufte të egër, të poshtëruar nga institucionet e shtetit, të cilit i falën gjithçka. Kryeministri i Republikës së Kosovës në mes të SHBA-së amniston krahun e djatht të Millosheviçit, Vuçiqin ndërsa për homolgun e atëhershëm të tij në Kosovë, Jakup Krasniqin, asnjë fjalë! A jemi të çliruar kur çlirimtarët po ‘mbahen padrejtësisht në qendër të paraburgimit ndërsa gjykimi po zvarritet!? Lavdi të rënëve që dhanë gjithçka për lirinë që sot gëzojmë dhe nderime deri në përulje juve pak të gjallëve që i dhatë shumëçka këtij vendi! Babi uroj dhe shpresoj që shumë shpejt, bashkë ta gëzojmë lirinë!”, ka shkruar mes tjerash, Gresa Krasniqi, bija e zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi i cili me bashkëluftëtar dhe bashkë drejtues të luftës çlirimtare, padrejtësisht po mbahet në Gjykatën e Hagës.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …